VIDEO/ Izraeli eleminon udhëheqësin e Hamasit në Liban. Beiruti "zgjohet" nën rrënoja

30 Shtator 2024, 12:10Bota TEMA
VIDEO/ Izraeli eleminon udhëheqësin e Hamasit në Liban. Beiruti

Grupi militant palestinez i Hamasit ka deklaruar se udhëheqësi i tyre në Liban ka mbetur i vrarë gjatë sulmeve të fundit ajrore izraelite, ndërkohë që qindra tanke ushtrisë së Izraelit po grumbullohen në kufirin mes dy vendeve, duke rritur frikërat për një pushtim të mundshëm nga toka.

Hamas deklaroi se udhëheqësi i tyre në Liban, Fateh Sherif Abu al-Amine, mbeti vrarë të hënën gjatë një sulmi nga ajri ndaj kampit të refugjatëve Al-Buss në jug të qytetit Tyre, vetëm pak ditë pasi Izraeli eleminoi udhëheqësin e grupit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në Beirut.

Më tepër se 1.030 njerëz, përfshi 156 gra dhe 87 fëmijë, janë vrarë që nga momenti kur Izraeli intensifikoi sulmet ndaj Hezbollahut, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.

Sulmi i fundit në distriktin Kola goditi një ndërtesë rezidenciale, duke shkaktuar dëme të shumta.

Nga fillimi i luftës në Gaza një vit më parë, sulmet izraelite kanë shenjestruar vazhdimisht zyrtarë të Hezbollahut dhe Hamasit në Liban.

Lini një Përgjigje