Informacioni mbi vendndodhjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah , që çoi në “neutralizimin” e tij të premten pasdite, dyshohet se iu dha Izraelit nga një spiun iranian. Kështu ka raportuar këtë të dielë gazeta franceze Le Parisien, duke cituar një burim libanez dhe kaq ka mjaftuar për “ti fryrë zjarrit” në Lindjen e Mesme.
Nasrallah u vra gjatë një sulmi masiv izraelit që synonte selinë komanduese të Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit. Sipas medias franceze “spiuni iranian” , identiteti i të cilit nuk u zbulua, ishte ai që informoi IDF për mbërritjen e Nasrallah në seli, përpara se ai të vihej në shënjestër dhe të fillonte ekzekutimi i planit “Rendi i Ri” nga forcat ajrore.
Raporti thotë se Nasrallah mbërriti në periferitë jugore të Bejrutit me të njëjtën makinë të përdorur nga zëvendëskomandanti i Forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit, Abbas Nilforoushan, i cili u vra në të njëjtin sulm
Gazeta franceze konfirmoi gjithashtu se në takimin ku morën pjesë Nasrallah dhe Nilforoushan ndodheshin edhe 12 zyrtarë të lartë të Hezbollahut, duke shtuar se Izraeli po priste fillimin e takimit të liderit të Hezbollahut me komandantët e organizatës për të kryer goditjen finale.
Ndërkohë, pamjet tragjike nga lagjja që u shkatërrua të premten në Bejrut u transmetuan përmes një postimi në Tëitter nga një korrespondent i medias belge VTM News .
Robin Ramaekers raporton se mbi 100 persona mund të kenë mbetur ende nën rrënojat e atij që duket si një kantier vullkani. Në zonë nuk ka ekipe shpëtimti, ndërsa ndjenja e përgjithshme është se “Irani na ka braktisur”.
"duke cituar një burim libanez dhe kaq ka mjaftuar për “ti fryrë zjarrit” në Lindjen e Mesme."mund të quhet dhe kështu,por mund të thuhet se iranit i ka dalë doret hezbollahu dhe për ta hequr qafe po ndihmon izraelin!!një rrugë e dy punë!iranianët heqin qafe një vegël që nuk ju duhet më,izrailitët një armik që i sulmonte rregullisht!po të bëjmë një kronollogji të thjeshtë të këtij viti:sulmi terrorist me vrasje masive industriale(3 orë 1200 persona)një vit më parë,ofensiva izrailite kundër hamasit në gaza,aksidenti i presidentit iranian,president i ri me ide të reja në iran,vrasje ajrore të gjeneralëve iranian në liban,sulm masiv ajror iranian i dështuar totalisht ndaj izraelit,kundërpërgjigje mikrokirurgjikale e sukseshme e këtij të fundit mbi bazën atomike iraniane,atentate në mënyrë industriale izrailiane në liban kundër hezbollahut me pagera të dhëna nga irani,mos reagim i iranit,fshehja e krye ajatollahut pas vdekjes së kryehezbollistit!?këto të dhëna mund të jenë një tokë pjellore për shumë spekullime!!mund të jenë kështu si thonë"për “ti fryrë zjarrit” në Lindjen e Mesme."ose për ta shuar "zjarrit” në Lindjen e Mesme."një herë e mirë!!të dyja këto caqe janë fillimi e fundi i segmentit të spekullimeve që mund të krijojmë!kujtoni dhe disa fakte të tjera:shumica e vëndeve arabe,pavarsisht se e dënojnë izraelin për sulmet e tij,paraqiten nga netaniahu si vënde mike dhe në hartën grafike të tij në OKB ai i paraqet me ngjyrë jeshile!!ndoshta shumë shpejt dhe irani mund të ngjyroset me të njëjtën ngjyrë!!par 45 viteve ka qënë i vetmi që ka pasur ngjyrë jeshile në lindjen e mesme!ps:irani i shiti,i dha rusisë një sasi të konsiderueshme raketash,por,"rastësisht"kishin harruar tu jepnin dhe bazat e lëshimit!!arsyeja?!rusët nuk i kanë dërguar materialin ushtarak që ka paguar irani,kanë nodnjë arsye tjetër,ndonjë pazar me anën tjetër,antiputiniane??kemi kohë për të vërtetuar dhe më pas spekulluar më tej!hë për hë alFredo kaCo do na sqarojë të vërtetat e tij për të njëjtën ngjarje!!
Ha ha ha ha,ç'fare idiotesie lajm !Izraelitet kane gjysmat e atyre spihune duke futur ketu edhe Ilir Kullen qe del neper dritaret e kazanit mediatik duke habitur dhe doçin Arjan Çani.Ndaj prisni se nuk keni pare gje akoma ore bythperpjete.