Një trup i mbështjellë me një çarçaf të bardhë që nxirret ngadalë me anë të një vinçi nga një krater i madh. Kjo është ajo që tregon një video e cila, sipas disa mediave libaneze, tregon momentin në të cilin u gjet trupi i liderit të ndjerë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Sipas autoriteteve libaneze të sigurisë, të cituara nga media të ndryshme, përfshirë CNN, trupi u gjet i paprekur në vendin ku goditi sulmi ajror izraelit të premten në periferitë jugore të Bejrutit. Sipas burimeve të cituara nga mediat Al Arabiya dhe Al-Hadath, funerali do të mbahet të hënën, por pa specifikuar vendndodhjen.
“Dy burime raportuan se trupi nuk kishte lëndime të drejtpërdrejta dhe duket se shkaku i vdekjes ishte trauma e pasuar nga forca e shpërthimit” – raportoi njëra nga emdiat vendase. Ndërsa sipas kanalit izraelit Channel 12, “besohet se shkaku i vdekjes së liderit të organizatës terroriste ka qenë mbytja, dhe se ai ka vuajtur agoni para se të vdiste”. Hipotezat që hedhin disa media libaneze lidhen me faktin se lideri i Hezbollahut po qëndronte në një vend pa ventilim dhe se bombardimet e forcave ajrore mund t’i kenë shkaktuar hyrjen e gazit në dhomë, duke shkaktuar vdekjen e tij nga asfiksia.
Si arriti Izraeli të eliminonte kreun e Hezbollahut
Sulmi shkatërrues ajror që vrau Hassan Nasrallah, ishte rezultat i një operacioni shumëvjeçar të inteligjencës izraelite që depërtoi në të gjithë rrjetin e tij duke arritur ta gjurmonte atë në qendrën e tij të komandës nëntokësore në Bejrut. Ushtria izraelite përdori një bombë 80 tonëshe të projektuar posaçërisht për shkatërrimin e bunkerëve. Vetëm në këtë mënyrë u arrit të vritej Nasrallah që u kishte mbijetuar përpjekjeve të shumta të mëparshme për ta eliminuar.
Vdekja e Nasrallah ishte pikërisht ajo që Izraeli shpresonte kur filloi fushatën e bombardimit atë ditë, raporton Financial Times. Inteligjenca izraelite ishte vënë në dijeni për lëvizjet e udhëheqjes së Hezbollahut. Kjo pas vitesh pune me hakerime dhe mbikëqyrjes së grupit terrorist libanez, i cili është një nga milicitë më të mëdha dhe më të armatosura në botë.
Pasi dështoi të vriste Nasrallah disa herë gjatë luftës së vitit 2006, Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake e Izraelit (Aman) u përkushtua në depërtimin brenda Hezbollahut. Shteti hebre pësoi goditjen më të madhe të tij në vitin 2012 kur grupi militant dislokoi luftëtarët e tij në Siri për të ndihmuar presidentin aleat Bashar al-Assad të shtypte një kryengritje. Ish-zyrtarë të inteligjencës izraelite dhe politikanë libanezë i thanë FT se beteja në Siri zbuloi një gropë informacionesh tek Hezbollahu. Të dhënat e reja i lejuan Izraelit të përpilonte profile të gjera për operativët e Hezbollahut, duke përfshirë shefat kryesorë që merrnin pjesë në funeralet e luftëtarëve të vrarë.
Duke ngushtuar objektivat e tij, inteligjenca hebreje më pas filloi të hakeronte pajisjet e komunikimit të grupit terrorist, me spiunë që ishin në gjendje të gjurmonin lëvizjet e sakta të operativëve të Hezbollahut, ndonjëherë edhe përmes telefonave celularë të grave të tyre. Spiunët e Izraelit gjurmuan gjithashtu lëvizjet e liderëve të Hezbollahut duke hakeruar kamerat e vëzhgimit në Liban dhe madje duke lexuar edhe kilometrat e makinave të tyre.
Si rezultat i këtyre, Izraeli mësoi se sa herë që rutina e grupit terrorist devijonte, një sulm ishte i pashmangshëm. Kjo gjë ndodhi edhe të premten kur Izraeli bombardoi Bejrutin, kur zyrtarët që mësuan se Nasrallah ishte rrugës për në bunkerin e tij të “komandimit dhe kontrollit”. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte në Nju Jork për fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara kur dha urdhrin për të hedhur armën ideale të Izraelit për të hequr qafe Nasrallah.
Shteti hebre kishte planifikuar sulmin për muaj të tërë, teksa zhvillonte bomba të pajisura me shpërthime që do të gërmonin në tokë, duke lejuar që bomba tjetër të shkonte edhe më poshtë, raporton Wall Street Journal. Ndryshe nga SHBA-ja, e cila ka bombardues të rëndë dhe bomba masive deri në 30 mijë paund për shkatërrimin e bunkerëve thellë nën tokë, ushtria izraelite ka vetëm avionë luftarakë duke qenë të kufizuar në madhësinë e mjeteve luftarake që mund të mbajnë.
Megjithatë bombat izraelite arritën me sukses deri në strehën e Nasrallahut 60 metra nën tokë. Sulmi ishte një nga më të mëdhenjtë që kishte parë ndonjëherë Bejruti, duke rrafshuar 6 ndërtesa duke tronditur zonën pranë selisë së tyre. Një nga ndërtesat e tronditura nga shpërthimi ishte një shkollë e Kombeve të Bashkuara që ndodhej rreth 173 metra larg nga ndërtesa ku ndodhej Nasrallah.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit e krahasuan situatën me taktikën e Hamasit për t’u fshehur në vende të banuara për të përdorur civilët si mburoja njerëzore. Netanyahu e konsideroi vdekjen e Nasrallahut si një “pikë kthese historike” në mes të përshkallëzimit të vazhdueshëm të konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut që kërcënon një luftë të gjithanshme në rajon. “Nasrallah nuk ishte thjesht një tjetër terrorist. Ai ishte terroristi. Për sa kohë që Nasrallah ishte gjallë, ai do të kishte rindërtuar shpejt aftësitë që ne i shkatërruam Hezbollahut” – tha Netanyahu.
Bombe 80 tone?! Me cfare u transportua? Nga ku u leshua/hodhe? Lerini idiotesite, nuk ka avion bombardues qe te jete ne gjendje te mbaje 80 tone, bile as bombarduesit strategjik qe Izraeli nuk i disponon. Thuhet jane perdorur predha te prodhimit amerikan me peshe rreth 900 kg.
o lal,punë zerosh është,dhe zerot nuk kanë vlerë!!800kg a 80 tonë!?ku është problemi,diçka duhet me thonë!!shyqyr që nuk kanë shkruar 80 mijë tonë!!ajo po që d ishte pak si tepër!!
mos i keni fut ndonjë zero tepër" Ushtria izraelite përdori një bombë 80 tonëshe"??me çfarë e kanë hedhur me ndonjë "antonov"(vetëm ata trasportojnë masa të tilla,por fluturojnë si breshka)apo kanë përdorur ndonjë nga raketat që kanë shkuar në hënë??
Gazetarë analfabetë,gazetarë kazani!?Gazetarë me intelegjencë peshku por të aftë për të shkruar për big brither,përputhen etj!
nuk është faji i peshkut,është faji i peshkatarit që kur kërkon të kapë peshk të madh hedh rrjetë me për cironka!!kështu dhe mero!!kërkon fitim maksimal dhe "punëson" defiçentë!!idiotë me një fjalë!!fare mirë mund të punësonte profesionistë,nuk ka nevojë të jenë profesionistë të klasit të parë,për të redakruar lajmet!fare mirë mund të kërkojë ndihmë nga profesionistë të dalë në pension!të garantoj që shumica do ta ndihmonin me dëshirë dhe falas!!por jo,mero do të jetë nga të parët që botojnë lajmin,dhe për pasojë e lëshon si lopa bajgën!!shumicën e lajmeve që boton mavria,shtypi perëndimor,gjermanofolës i boton një ditë më pas,sidomos kur nuk kanë reporterët e tyre në atë burim lajmi!shkaku!?i thjeshtë!vërtetojnë saktësinë e tij dhe pastaj e publikojnë!!ai që të ndjek nuk të ndjek për të qënë i pari që lexon lajmin!të ndjek sepse beson në vërtetësinë,në saktësinë dhe në sigurinë e asaj që ti publikon!!ne lexojmë meron sepse nuk kemi gjë tjetër!një herë e një kohë ishte në formë "shkulli"koços,më vënë u bë "shekulli"i kokdhimit,e dhjeu mender,pastaj patëm meron,që nga kokdhim,u bë koço e pastaj kokdhim e nashti koçdhim,ndërmjet meros e koços patëm thamon e "ditës" dhe ai në të njëjtën metamorfozë me koçon,vetem se tashti është vetëm dhimë!!me rradhë të gjithë!!
Netaniahu eshte nje krye terrorist tjeter,per te vrare nje njeri sakrifikoi mijra jete njerzish,femijesh,grash te pafajshme! Gjithashtu i hoqi te drejten e te jetuarit miliona njerzve te pafajshem!ky eshte i pari qe do nje bomb gjigante ne deren e shtepise!
po,po!!
O gazetar i ketij timit, vrite mendjen kur perkthen. 80 ton jane sa kater autobote 20 tonesh ose sa 6 betoniera. Si mund ti transportoje nje F16 qe eshte avioni me i mire i izraeliteve dhe eshte me i shkurter se nje autobot?! E vrave ndonjecike ate materien qe ke ne kafke?
Avioni më i mirë i Izraelitëve plako është F35. Ndërsa gjuajtes bombardues që ngre me shumë është F15. Pa llogaritur këtu bombardues të pastër që kanë. Për pjesën e bombës ke të drejtë max mund të shkonte 800kg- 8t. Po 80 është egzagjerim gazetaresk
Shvejko, edhe ti toç kuklle qenke ne llogari. 800 kg bejne 8 kuintal dhe jo 8 ton.
Nuk e ke kuptuar mirë. Po them se këto bomba shkojnë nga 0.8t në 8t jo 80t
këtu ke të drejtë nuk të ka kuptuar,ndoshta nuk i ka vënë rëndësi ose nuk e ka parë,"-" = "ndërmjet"!
më e madhja e përdorur është Grand Slam10'000kg!pra 10 tonë!!këto lëshohen nga bombardues të mirëfilltë!vetëm trasportuesit e tipave herkules o antonov arrijnë të trasportojnë sasi të tilla tonazhi(antonov 225 trasporton një ngarkesë max prej 250t!!një B2(bombardues i mirfilltë)trasporton deri në 150 t material konvencional a atomik!!por gjithnjë bomba më e rëndë konvencionale është 10 ton!!këta i kanë futur zeron ashtu kot më kot!!mënyra e krahasimit që ke bërë është pak e gabuar!!autoboti 20 tonësh shumicën e peshës e ka lëng,që po të mos jetë zhivë,nuk e kalon 1,5 t metër kub!!kështu që volumi është shumë i madh!!bombat anti bunker janë të shpejta,të prodhuara me çelik të temperuar dhe para momentit të hyrjes në tokë a bunker marrin në përshpejtim më të madh!kështu që penetrimi i tyre është i madh!por në të njëjtën kohë dhe masa e eksplozivit nuk mund të rritet në maksimum!penetrimi dhe sidomos koha e plasjes,sapo ka kaluar shtresat që përbëjnë bunkerin(varet nga tipi)bëjnë që eksplozivi të shkaktojë dëme të mëdha!!ambient shuper i izoluar,bën që shpërthimi të ketët efekt shkatërrimtar,për qënje të gjalla,të jashtëzakonshëm!!
O gazetaruc, bomba ishte 1 toneshe. Verifikojini te dhenat para publikimit.
80 ton jane baraz me 10 bunkere. As B-52 nuk mund ti ngreje ne fluturim. Mos eshte 0.8 ton?
Aludohet te kene qene gjithsej rreth 80 bomba anti-bunker te prodhimit Amerikan (jo 80 ton). Nisur nga nje bombardim i vetem siç edhe tregojne filmimet, gjasat jane te kene qene vetem nje dyzine e ketyre bombave te leshuara nga grup avionesh F15.
Mirë e ke ti, mund të jenë aluduar dhe 8 milionë fishekë çifteje, por në "lajm" shkruhet "1 bombë me peshë 80 tonë". Për këtë po diskutohet, jo për çfarë ka ngrënë në mëngjes baba i gazetarit që e ka zënë purtha para dy orësh.