
Ted Sarandos, CEO i Netflix, në një intervistë të dhënë së fundmi ka shpjeguar pse platforma që ai zotëron kufizoi ndarjen e fjalëkalimeve për llogaritë në këtë platformë.
Në një fragment nga intervista e Ted e publikuar në TikTok, ai përmend disa çështje kur u pyet pse vendosën të prezantojnë këto masa të reja.
“Njëra ishte të ardhurat, por pjesa tjetër ishte personalizimi ,” tha Sarandos gjatë një paraqitje në The David Rubenstein Show.
“Ne nuk mund të bënim sugjerimet e duhura kur pesë ose gjashtë njerëz të ndryshëm kishin të njëjtin kod. Pra, për ne, ishte me të vërtetë një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar teknologjinë e personalizimit”, thotë ai.
Konkretisht, që nga shkurti 2023, shërbimi i abonimit përditësoi të platformën, duke zbuluar se synonin të ndalonin fenomenin e ndarjes së kodit. Disa muaj më vonë, Netflix u kërkoi përdoruesve të lidheshin nga Wi-Fi i shtëpisë së përdoruesit që paguante, përndryshe, qasja në shërbim do të ndërpritet.
Në maj të të njëjtit vit , Netflix njoftoi se do të zgjeronte kufizimet për ndarjen e fjalëkalimeve në SHBA.
“Llogaria juaj Netflix është për ju dhe njerëzit që jetojnë në shtëpinë tuaj,” tha Netflix në një email drejtuar klientëve të saj amerikanë. “Për të ndarë Netflix me dikë jashtë familjes suaj, mund të krijoni një profil në një abonim të ri për të cilin po paguan dikush tjetër, ose mund të blini një abonim për një anëtar shtesë për 7,99 dollarë në muaj,” shkruhej gjithashtu në mesazhin e tij Netflix.
fare thjeshtë!?rritje fitimesh??në fillim fillohet me një shitje me çmim të ulët dhe nja dy pako për të rreklamuar një mall!pasi klienti jo vetëm ka provuar por dhe është mësuar me mallin tënd!?rritet çmimi!!kjo do të funksionojë nëse klienti nuk e kupton këtë lojë dhe nuk vepron në krah të kundërt!!nëse klienti e kupton dhe ndërpret abonimin!?atëherë dhe kompania nuk do kishte shumë arsye të bënte "personalizime" kaq të veçanta,sa pretendon tashti!!gjithnjë gjëndet një shkak për të vepruar në një farë mënyre!si për të ulur dhe për të ngritur çmimet!!