Uragani “Helene” shkakton mbi 100 viktima, vijon kërkimi për të zhdukurit

30 Shtator 2024, 10:27Bota TEMA
Uragani “Helene” shkakton mbi 100 viktima, vijon kërkimi

Ka shkuar në mbi 100 numri i viktimave si pasojë e uraganit “Hellene” që goditi brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autoritetet lokale janë ende duke kërkuar për personat e zhdukur.

Karolina e Veriut është shndërruar në një gërmadhë, ndërsa një përpjekje e madhe pastrimi dhe rikuperimi nisi të dielën pasi uragani Helene ndërpreu energjinë për miliona njerëz, shkatërroi rrugë dhe ura dhe shkaktoi përmbytje dramatike nga Florida në Virxhinia.

Erërat, shiu dhe stuhia vranë 105 persona në Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut, Xhorxhia, Florida, Tenesi dhe Virxhinia, sipas të dhënave më të fundit.

Vlerësimet e dëmeve varionin nga 15 miliardë dollarë në më shumë se 100 miliardë dollarë, thanë siguruesit dhe parashikuesit gjatë fundjavës, pasi sistemet e ujit, komunikimet dhe rrugët kritike të transportit u prekën.

 

1 Komente

  1. M
    Meroja

    Denimi i te madhit Zot! Do te ndjeki o Karaputana Amerike

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje