NATO forcon praninë në Finlandë: Selia e re pranë kufirit me Rusinë

24 Nëntor 2025, 22:00Bota TEMA
NATO forcon praninë në Finlandë: Selia e re pranë kufirit me

NATO do të jetë shumë më pranë Rusisë, nga sa vetë Moska e mendon.

Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Häkkänen, konfirmoi se vendi planifikon të presë një njësi të përhershme komanduese të NATO-s.

Sipas tij, struktura e re do të bëhet pjesë e sistemit operativ të komandës së aleancës, i drejtuar nga Norfolk, SHBA. Vendimi përfundimtar pritet të merret në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në shkurt 2026.

Ministri Häkkänen theksoi se selia e re do të forcojë ndjeshëm strukturat ekzistuese të NATO-s në Finlandë dhe do të lidhet direkt me sistemin kombëtar të komandës, duke e kthyer Finlandën në një qendër veriore kyçe të NATO-s dhe duke vendosur një prani të përhershme të aleancës në prag të Rusisë.

Ky zhvillim nënvizon rolin strategjik të Finlandës (e anëtarësuar vetëm së fundmi në aleancë, bashkë me Suedinë, red.) në mbrojtjen e aleancës dhe rritjen e gatishmërisë së NATO-s në rajonin nordik.

2 Komente

  1. S
    Shefi i NATO-s Mark Rrota ju hyfte nga pas.

    Shoke te "Njesitit Gueril" e shikoni qe oraganiza bamirese e paqes NATO nuk provokon lufte, po kruhen shume por do t'u behet byca me gjak njesoj si ne Ukraine.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nato do te transformohet, fale te madhit Trump

      Bravo Nato, po forcon krahun verior te saj. Ishallah Trump ribetohet President ne 2029, dhe Nato ndron emrin ne UBE - ushtria e bashkuar evropiane.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje