Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

24 Nëntor 2025, 20:02Bota TEMA
Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të

Ish-përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të Bashkimit Europian, pas planit me 28 pika për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.

Komentet Borrell i bëri përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku shkroi se Trump së paku duhet të ishte konsultuar me BE-në për këtë plan.

Ai shtoi gjithashtu se dorëzimi i BE ndaj kërkesave të Trump për shpenzimet ushtarake, tarifat, derregullimin dixhital, taksimin shumëkombësh dhe furnizimin me energji nuk ka arritur asgjë.

“Me planin 28-pikësh për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, SHBA-të dhe Trump nuk mund të konsiderohen më si aleate e Evropës, e cila as nuk konsultohet për çështje që ndikojnë në sigurinë e saj. Evropa duhet ta pranojë dhe të reagojë ndaj këtij ndryshimi në politikën e SHBA-së.

Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nxjerr në pah dështimin e strategjisë së paqësimit të BE-së. Dorëzimi ndaj kërkesave të tij për shpenzimet ushtarake, tarifat, derregullimin dixhital, taksimin shumëkombësh dhe furnizimin me energji nuk ka arritur asgjë”, tha Borrell. 

6 Komente

  1. A
    Analist

    Pyetje Kur ka qene Borrel aleat me SHBA-ne? Pergjigje ; Asnjehere. Atehere Cfare prisni? Asgje nuk presim Por kur i jep ze ne gazeta te lexuara eshte rrezik Propagande. Ndaj mos ndodhi perseri

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdogan

      Trump po nxiton te permbushe porosite e kremlinit dhe po diskretitohet keqazi.BE-ja, Mbeteria e Bashkuar, Kanadaja, Japonia, Turqia etj duhet te jene ne unison per tia cjerre masken ketij rekruti te KGB-se sebashku me zonjen e pare.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Je me vonese o Borrell

        Kete qe thote Borrell duhet ta thote Gjermania, Franca, Anglia etj.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lani

          Shume e vertet turp kush e drejton Ameriken

          Përgjigjjuni
          1. l
            lexuesi

            Ti dukesh sikur ke pire nje domixhan me raki, tani e more vesh qe USA e ka hequr europen nga lista o derdemen...

            Përgjigjjuni
            1. M
              MAGA

              Bolja Borrell: Ukraina nuk eshte pjese e BE nuk ke pse ngaterron kekun me byrekun dhe me gjithe ate Amerika ka bere shume me teper per kete shtet hajdut se gjitha Evropa pjese apo jo e BE, pushtetaret e saj jane bere milionere me gkjakun e shtetasve te tyre dhe me parate e taksapaguesve evropiane.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje