Plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë, Erdogan: Do të funksionojë nëse garanton sigurinë e Moskës dhe Kievit

24 Nëntor 2025, 14:05Bota TEMA
Plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë, Erdogan: Do

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se propozimi i Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës mund të jetë i pranueshëm, por vetëm nëse adreson plotësisht nevojat dhe pritshmëritë e sigurisë si të Moskës, ashtu edhe të Kievit.

“Sipas presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, plani i Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës mund të pranohet nëse përmbush nevojat e sigurisë si të Moskës ashtu edhe të Kievit,” raportoi Sabah.

Erdogan, i pyetur mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje bazuar në planin 28-pikësh të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, u shpreh:

“Një marrëveshje, mbi propozimin e Trump, do të jetë e mundur nëse plani përmbush pritjet legjitime dhe nevojat e sigurisë të palëve, pa krijuar paqëndrueshmëri të re,” tha ai për të përditshmen turke.

Deklaratat e presidentit turk vijnë ndërsa diskutimet mbi një zgjidhje të mundshme diplomatike për luftën në Ukrainë po intensifikohen në nivel ndërkombëtar.

2 Komente

  1. S
    Salihi

    Po u futen kurvat e Euvropes, Ukrahina brenda 2 vjetve do jete mut

    Përgjigjjuni
    1. l
      loku

      Ti me kte emer qe ke zgjedhur i bie qe te jesh kryekurva.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje