Propozimi i ri i paraqitur nga Ukraina dhe aleatët europianë për një marrëveshje paqeje është pritur me refuzim të menjëhershëm nga propaganda ruse. Mediat e afërta me Kremlinin e kanë cilësuar draftin si “të pamundur për t’u pranuar”, duke ashpërsuar tonet ndaj Perëndimit dhe Kievit.
Gazeta ekonomike Kommersant e ka përshkruar dokumentin si “të papranueshëm”, ndërsa kanali i njohur Telegram Rybar, i lidhur me qarqe të larta ushtarake ruse, e ka quajtur “qesharak”. Ndërkohë, Moskovskij Komsomolets ironizoi tekstin, duke shkruar se “jo çdo gjë po shkon sipas ‘planeve’”.
Në Rusi, edhe plani 28-pikësh i Shtëpisë së Bardhë, i cili sipas analistëve përmbante mjaft lëshime ndaj Moskës, ishte pritur me dyshime. Por kundërpropozimi europiano-ukrainas është hedhur poshtë menjëherë, i shoqëruar me akuza.
I dërguari presidencial Kirill Dmitriev akuzoi BE-në se “dëshiron vazhdimin e luftës deri në ukrainasin e fundit”, duke aluduar edhe për çështjen e bujshme të biznesmenit ukrainas Timur Mindich, që kishte vënë në siklet presidentin Volodymyr Zelensky.
Të premten, para Këshillit të Sigurisë, Vladimir Putin la të kuptohej se kishte diskutuar me SHBA-të rreth planit amerikan përpara takimit të mundshëm me Donald Trump në Alaska. Ai e quajti versionin e ri të draftit “produkt të administratës Trump”, duke marrë një distancë të heshtur nga ideja e ngrirjes së vijës së frontit, një propozim që kundërshtohet fort nga radikalët rusë.
Për Kremlinin, një armëpushim që ruan situatën aktuale do të nënkuptonte heqjen dorë nga pjesë të Zaporizhzhias dhe Khersonit, të cilat Rusia i ka shpallur “territor kushtetues” që nga viti 2022. Ideologu nacionalist Aleksandr Dugin e quajti draftin “kurth”.
“S’kemi marrë Kievin, dhe as nuk kemi çliruar të gjitha territoret tona kushtetuese. Perëndimi do ta përdorë armëpushimin për t’u përgatitur për një luftë tjetër”, tha ai.
Megjithatë, sipas Putinit, ai dokument mund të shërbente “si bazë për një zgjidhje të qëndrueshme”. Tani Kremlini pretendon se refuzimi i Kievit e BE-së për draftin amerikan i jep Moskës “alibinë” që kërkonte.
Zyrtarisht, Kremlini ende nuk ka reaguar për tekstin e hartuar në Gjenevë nga Ukraina dhe BE-ja, por mediat pro-qeveritare e kanë shpallur tashmë si të papranueshëm.
Sipas analistëve, strategjia ruse ka qenë që në fillim e thjeshtë: Të mos refuzojë vetë një plan që i përafrohet kërkesave të saj, por të presë që ta rrëzojë pala tjetër, duke marrë avantazh politik.
bravo "skifterët"!!mos e pranoni këtë plan sepse ukraina dhe BE nuk pranojnë tuajin,që ja shitët vitit!!
Ti ne vend te truve ke nje cope muti, dhe nga koka tek kembet je zgjatimi i copes mutit! qe po ti permbledhesh te gjitha behesh nje mut i madh.
kur flet dhe gazi i bythës për mut!?a u qifsh në byçë moj zhabë!!
por mos kishte reaguar Rusia qe ju erdhi ne ndihme popullit Rusishtfoles Ukraina doti vriste te gjith pse ata kerkonin te drejtat e barabarta dhe jo si Shqipetaret e lugines te Presheves,dhe Shqipetaret ne Maqedoni ,ose te Cameris qe vuajn nga shtypja e Sllaveve dhe Grekeve dhe perendimi i ndihmon Agresoret kurse Putini doli bure kombetare dhe ju erdhi ne ndihme Bravo Putin keshtu duhet por neve nuk i kemi forcat e Rusis dhe nga ana tjeter neve jemi ma shum shpiuna se sa kombetare dhe e shesim njeri tjetrin per nji pjate supe.
bo sa budalla që je ti igiiii!!i pakapshëm,i jashtëzakonshëm!!
Mos u merrni me " anti....." eshte ne spital dhe po e shkerdhejmne psikopatet e tjere. BE bashke me Biden Torollakun nepermjet vellajit te vogel qe eshte Ukraina kerkonin me lufte te shperbenin Federaten Ruse, por e hengren sa krahu i perthyer dysh te Rusise. Tani kerkojne te dalin nga loja duke bere "kar-ta" per paqe, jo shoku dhate nje lek e futet ne valle po jepni 1000 e nuk dilni dot, do t'u shkerdheje ushtari rus duke u hypur me gjithe cizme, si e Luftes se Dyte Boterore.