Lehtësia e neveritshme e një ndërmjetësi të paskrupullt

24 Nëntor 2025, 09:27Bota TEMA
Lehtësia e neveritshme e një ndërmjetësi të paskrupullt

Nga Joseph Sarcina*

Ata që e kanë takuar atë muajt e fundit thonë (jozyrtarisht) se, për Steve Witkoff gjithçka është e negociueshme. Nuk ka parime të paprekshme, nuk ka vlera morale të patjetërsueshme. Një rregull, sigurisht jo dhe aq origjinal, që biznesmeni gjashtëdhjetë e tetë vjeçar e paska zhvilluar gjatë më shumë se dyzet viteve punë në sektorin e pasurive të paluajtshme.

I lindur në Long Island, Nju Jork, në një familje të klasës së mesme, i riu Steve studioi drejtësi, duke demonstruar menjëherë një talent të mprehtë për biznes. Vitet 1980 dhe 1990 rezultuan të favorshme: Witkoff u bë shpejt një nga ndërmjetësit më aktivë, duke lundruar në zhvillimin e trazuar të pasurive të patundshme të Nju Jorkut.

Ai ngriti biznesin e tij, duke blerë dhe ndërtuar ndërtesa në Manhattan, derisa u takua me një sipërmarrës tjetër në ngritje: Donald Trump, me projektet e tij hiperbolike, borxhet, problemet ligjore dhe të gjitha të tjerat.

Zakonisht, dy njerëz të tillë ose bëhen rivalë të paepur ose miq të mirë. Steve dhe Donald formojnë një partneritet të palëkundur. Të zgjuar, pragmatik, madje edhe cinik kur është e nevojshme. Për Trump, ajo që ka rëndësi është “arti i të bërit biznes”. Për Witkoff, është nxjerrja e përfitimeve më të mira të mundshme në negociata.

Kur Donald kandidon për zgjedhjet paraprake republikane në vitin 2016, Steve është një nga të paktët që beson tek ai dhe madje e mbështet financiarisht. Gjatë viteve, ata kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm, edhe në momentet më të vështira. Për shembull, kur Witkoff humbi djalin e tij Andrew nga një mbidozë në vitin 2011. Ata kanë luajtur golf së bashku për dekada dhe në shtator 2024, ata themeluan një kompani, World Liberty Financial, e cila merret me kriptovalutat.

Ndoshta është e nevojshme të shqyrtohet ky sfond për të kuptuar pse Trump, sapo u kthye në Shtëpinë e Bardhë, në fakt ia dorëzoi çelësat e politikës së jashtme amerikane mikut të tij, duke i besuar atij dosje të rëndësishme, nga Lindja e Mesme deri në Ukrainë.

“Plani 28-pikësh” nuk u negociua midis krerëve të diplomacisë, Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov. Protagonisti, është ky njeri pa asnjë përvojë politike, e lëre më ndonjë përvojë diplomatike. Por sipas Trump, ai e njeh mirë këtë punë, sepse njeh “artin” e negocimit. E njeh me mënyrat e tij, siç e demonstron edhe plani për “paqe” në Ukrainë.

Së pari, Witkoff ka rrasur në qoshe palën më të dobët, Volodymyr Zelenskyn. 28 pikat nuk janë një propozim, por një ultimatum. Esnafi i shitblerjes së pronave pranon praktikisht të gjitha kërkesat e palës më të fortë, Vladimir Putinit. Dhe, natyrisht, ai kujdeset të sigurojë edhe një tarifë goxha të konsiderueshme për Shtetet e Bashkuara, për ndërmjetësimin.

Çdo gjë tjetër zbehet në sfond: e drejta ndërkombëtare e shkelur nga rusët, urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër Putinit, juridiksioni i NATO-s, prerogativat e Bashkimit Evropian.

Ja kështu ka marrë formë skica e marrëveshjes. Zelenskyt i lihet vetëm mundësia të pranojë gjymtimin e vendit, madje edhe heqjen dorë nga një pjesë e territorit që ende kontrollohet nga ushtria e tij. Një gjë e neveritshme! Për më tepër, Ukraina duhet të braktisë perspektivën e anëtarësimit në NATO dhe të zvogëlojë ushtrinë e saj me një të katërtën.

Putini, nga ana tjetër, rehabilitohet. Çdo gjë harrohet: masakrat e civilëve, përpjekja për të nënshtruar një komb të pavarur. Një vend në tryezën e G8 është gati për të.

Por natyra e vërtetë e Witkoff zbulohet në kapitullin mbi rindërtimin e Ukrainës. Teksti u bën thirrje evropianëve, dhe veçanërisht Belgjikës, të lirojnë 100 miliardë dollarë nga rezervat monetare ruse për investime në Ukrainë të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, të cilat duhet të marrin 50% të fitimeve. 100 miliardë dollarët e mbetur duhet të devijohen në projekte të përbashkëta financiare ruso-amerikane. Kjo nuk është e gjitha: Evropa duhet të shtojë edhe 100 miliardë dollarë të tjerë për të kontribuar në rindërtim (!)

“Witkoff duhet të vizitohet te një psikiatër”, i tha një diplomat faqes së internetit “Politico.eu”. Si një xhambaz i zoti, Steve e di se një marrëveshje duhet të ketë dy palë. Pala ruse është e mbushur me përfitime konkrete. Pala ukrainase, të paktën për momentin, është e mbushur vetëm me premtime, të cilat nuk janë as të sigurta, as të verifikueshme.

Së fundmi, me lehtësinë tipike të një ndërmjetësi të paskrupullt, Witkoff trajton edhe instrumente që nuk janë fare përgjegjësi e tij dhe as e qeverisë amerikane. Për shembull: drita jeshile për hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

*“Corriere Della Sera”

10 Komente

  1. B
    Bureto

    Exelent analiza! Dilema: Në raportin moral-forcë, cila duhet të prevalojë?! Kjo pyetje i ngjan asaj: Cila e ka bërë, "Pula vezën, apo veza pulën?!".

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tru (plot) Mp

      @bureto kucc mor varikars klysh komunisto-majtist

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        bureto,është thjeshtë frikacak!!për të mbrojtur bythën e tij(jo nga të qirët)po përpiqet tu mbushë mëndjen të shesin bythën e tyre tek puatna e muzhikërisë!!

        Përgjigjjuni
    2. l
      larg bythes sime

      Josephi, i gazetes komuniste italiane, me ngjalli neverine e shkrimeve te ZP,se Hoxhes, qe villnin vrere, kunder imperializmit amerikan dhe tani keta zagare te zgjebosur te Emverit, marrin pension nga ky imperializem.Po mire mor sifi, mbas gjithe atyre sharjeve pa fund, karshi ketij, plani, prisnim te na jepje, ndonje zgjidhje konkrete, per ate rini ukrainase, qe po vritet cfo dite, per miliona ukrainas, qe kane marre arratine, nga syte kembet, per ate vend, qe po rafshohet cdo dite.Duket qe keto nuk te interesojne deri sa nuk thua asnje fjale te vetme, per nje zgjidhje praktike te konfliktit.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Durresi

        Sigurisht qe ka zgjidhje tjeter dhe per Europen perëndimore behet fjale per nje zgjidhje si gjeopolitike ashtu edhe etike qe do te thite te kundershtohen me force si pushtimi i Ukraines ashtu edhe krimet qe ben ushtria ruae me gjithe Putin.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          he ju qiftë derri robt ju "larg bythes sime",që merakoseni kaq shumë "per ate rini ukrainase, qe po vritet cfo dite"!!si mor bij kurvash merakoseni për këtë rini që vritet për të jetuar e lirë dhe nuk merakoseni për atë "rini" që çon putini në makinën e mishit për ti marrë lirinë asaj rinije që vdes për të??sa të mirë që jeni mor bij kurvash,por prapë nënat tuaja janë më të mira!prandaj jua shkërdhejmë me kënaqësi!hy idiotët e mutit kur shtireni për "pro ukrainas",për njerëz(kafshë muti)që "ju dhimset jeta e ukrainasve"!

          Përgjigjjuni
        2. t
          tetovari2

          Trump matrapazi me kabinetin e tij prej xhambazësh!

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            Bureto,"Pula vezën, apo veza pulën?!"akoma nuk e di??po ta shpjegoj unë me dy fjalë!!"varet sa poshtë ti ka arritur muti në shalë"!ti je një kokërr frikacaku që se ke problem të bësh reklamë për kriminelin me shpresë që do mbijetosh!!dhe reklamën e bën në kurriz të të tjerëve!!politika nuk është moral,por udhëhiqet nga morali!në rastin e këtij tipit,nuk kemi të bëjmë me një "person të paskrupullt",por thjeshtë me një copë idioti që dikush i ka dhënë në dorë një mundësi shumë më të madhe se aftësia e tij!!faji i këtij,nuk është ajo që bën por thjeshtë mosnjohja e aftësive personale!!po të isha unë në vëndin e tij,do thosha një "falemderit(të madh)për besimin që më keni dhënë,zoti president(mistrishte),por është jashtë mundësive të mija"!!një dipllomat i mat ngjarjet me përvojën e tij!me "metrin" e tij!!kurse një pastrus halesh,i mat ngjarjet me kova muti!!kështu dhe vitkofi!!

            Përgjigjjuni
            1. j
              j

              Me e mira do ishte qe ne ato zona rusishtfolese qe pretendohen nga Rusia te behen zgjedhje me pranine nderkombetare dhe te zgjedhin nese duan te bashkohen me Rusine apo me ukrainen. Nese Ruset e zonave te Donteskut e luhanskut duan te bashkohen me Rusine cfare te keqe ka ketu. Ukraina sot eshte shtet i korruptuar njelloj si Shqiperia ku qeveritaret edhe pse vendi i tyre eshte ne lufte vjedhin me qindra milion dollare dersa populli vritet dhe emigron. Po te kishte Shqiperia kapacitetet e Rusise a do ta linte Kosoven e kosovaret te keqtrajtoheshin nga serbet per mbi nje shekull?

              Përgjigjjuni
              1. a
                anti25642654censurë

                më e mira do ishte të mos kishte filluar lufta dhe njerzit të kishin marrë për vit të ri nga 1 mld dollarë katari,por fakti është se atje jo vetëm filloi agresioni rus,në 2014,por dhe megjithëse putana e mohoi për 8 vjet rresht agresionin e tij duke e quajtur rebelim të brëndëshëm që nuk kishte asnjë mbështetje nga rusia,dhe sot megjithëse është bërë mëse e ditur,nga burime ruse, që ka qënë rusia me shërbimet e saj sekrete ka gllabruar krimenë dhe ka nxitur e bërë luftën në donbas!vetë prigozin,me njerëzit e tij,dhe girkin me të tijët,kanë bërë grusht shteti!të dy e kanë thënë me zë e video që kanë qënë ata që kanë bërë gjithçka dhe jo "rusët" e persekutuar!!dhe ti akoma sot na del se "do ishte më e mira të hanim nga një lesh të ëmbël" e ti mbyllim muhabetet!!edhe sikur të bëhej një gjë e tillë!?dhe sikur ta fitonte ukraina(e pamundur),a thu do ta pranonte rusia(putana)??ke harruar se sa njerëz janë larguar nga donbasi pas 2014ës??ja ke idenë sa rusë kanë ardhur nga rusia në këto 11 vjet në dombas??e si mund të bësh një "votim të ndershëm" pas një spastrimi rrënjësor??a i mendoni fjalët që thoni apo skeni kohë??ose thjesht " të them dhe unë diçka se nuk u bë qameti"??

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje