Menjëherë pas sulmit të presidentit amerikan, Donald Trump ndaj homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësve europianë me postimin e tij, udhëheqësi i Kievit, përmes një postimi të ri në X, falënderoi udhëheqësit evropianë për mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Zelensky tha në postimin e tij se pati një bisedë të përbashkët me kryeministrat e Kroacisë dhe Luksemburgut, të cilët i informoi për “punën tonë diplomatike mbi propozimin amerikan dhe takimet në Gjenevë”.
“Ne presim një rezultat që do të hapë rrugën për një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme”, vuri në dukje ai.
Në të njëjtën kohë, ai shprehu “mirënjohjen e tij për çdo udhëheqës dhe për të gjithë në botë që mbështesin Ukrainën dhe parimet që ata mbrojnë”.
I had a joint conversation with Prime Minister of Croatia @AndrejPlenkovic and Prime Minister of Luxembourg @LucFrieden.
It is very important that now practically all European countries are closely following the process toward achieving peace and are ready to engage. I am… pic.twitter.com/uqZ09JorNz
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 23, 2025
Ndërsa bisedimet në Gjenevë janë duke u zhvilluar mbi planin 28-pikësh të SHBA-së për Ukrainën, Donald Trump ka nisur një sulm ndaj Volodymyr Zelensky dhe europianëve në Truth Social.
“Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona nga ‘udhëheqja’ e Ukrainës”, shkroi presidenti amerikan në Truth, duke vënë në dukje se Europa vazhdon të blejë naftë nga Rusia.
Po ky takon Luksemburgun e ka mire ja paste hajrin
Trampi ka krijuar mendimin se SHBA janë superior në të gjitha fushat .Për hirë të vërtetës Amerika po ti marësh në veçanti për shumë shtete të aEvropës është superiore dhe kjo nuk mohohet .Por në unison të gjithë shtetete me fuqi ekonomike ushtarake dhe diplomatike nuk mundet të mendoshsh se nuk kanë peshë . Në rastin konkret me këtë marëveshje të propozuar nga Trampi për përfundimin e luftës Rusi Ukrainë Evropa është injoruar dhe në disa pika marëveshja ju imponohet .Nga reagimet e Ukrainës dhe të shteteve të Evropës Trampi u shgënjye dhe i etiketon si mosmirënjohës .Kjo është një shënjë pozitive që Trampi ta ul mirë b.... në tavolinë jo si mbreti Faraon por si një shtet që ka përgjegjësi si shtet i madh për politikën gjeostrategjike të globit por jo se pa tjetër duhet ta thot Tramp fjalën e fundit dhe vendimtare Kjo marëveshje në thelb është e mirëpritëshme dhe duhet përshëndetur . Por në 28 pikat që përmban ka shumë pikëpyetje shumë paqartësi dhe shumë padrejtësi për Ukrainëm në radhë të parë dhe pastaj dhe për Evropën Ndaj diskutimi që i bëhet ksaj kontrate është ogur i mirë . Por një gjë nuk mundet të pranohet që ti njihet Rusisë e drejta mbi teritoret e pushtuara .Pra rusia dhe pushtues dhe fituese Trampi me aq sa e kuptoj politikën dhe diplomacinë ka synim që të mbështes Rusinë dhe këto dy superfuqi ta fusin kontinentin Evropian në darë dhe ti ngjajë një sanduiçi që nuk i lënë hapsirë si në aspektin politik ekonomik dhe ushtarak Ndaj reagimi i Evropës për të mos i dhënë okej marëveshjes pa e studiuar ripunuar dhe futjes në korniza të plota pa prekur në radhë të parë Ukrainën është shumë i domosdoshëm ndryshe çorba e Trampit e gatuar në dy guzhinat Ruso Amerikane duhet të vlerësohet mirë ku fle lepuri Nga kjo marëveshje po të pranohet apriori ka dy humbës të mëdhenj Pra Ukraina dhe BE dhe dy fitues të mëdhenj Amerika dhe Rusia.Dhe loja e Trampit me këtë projekt marëveshje është lënë zbuluar dhe me gjasa nuk do të miratohet nga shtetet e Evropës dhe aqmë tepër nga Ukraina ,. Kështu që Trampit nuk besoj ti marrë lopata ujë siçne ka menduar me një lehtësi të pa spjegueshme . Mirëpo shumë problematik është se Putini vazhdon luftimet bombardimet dhe konsolidimet e teritoreve të kapurs biles po i zgjeron . Kjo është një lojë shumë e poshtër . Ai pra Putini deklamon që ju vendosi si të doni unë po bëjënpunën time Po e pranuat marëveshjen mirë po se pranuat ,unë do të vazhdoj veprimet luftarake dhe krimin mbi popullin Ukrainas . Ka mundësi që kjo të jetë marëveshja nënë rrogos e Trampit me Putinin .Këtë bëri Trampi dhe me Izraelin .Në njërë anë thosh që të arrijmë marëveshe në anën tjetër i thosh Izraelit bombardoje Iranin dhe më pas u përfshji vetë me bombardimet mbi objektet të ndrtimit të armëve berthamore e raketore . Të shohim se çfarë do të ndodhë në këto diskutime .
Zelensky ka informuar shoket ne Luksenburg, njesoj sic i rraportonte Ed Palloshit, nga keto cimka Rusia "tmerrohet". Ore a ka ndonje burre pervec Orban t'ja parplase ne sy ketij kar-gjozi e treti Ukrainen si kripa ne uje, por ka shtrentuar konston e jeteses se qytetareve te Botes me superndihmat ne miliarda dollar dhe euro qe i jepen, por edhe ne pezullimin e gazit dhe naftes ruse ne shume vende te Evropes qe blejne ate sa frengu pulen nga Amerika.