Plani i paqes në Ukrainë, Erdogan të hënën do të zhvillojë bisedime me Putin

23 Nëntor 2025, 14:20Bota TEMA
Plani i paqes në Ukrainë, Erdogan të hënën do të

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë me dije se të hënën do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin për të diskutuar lidhur me përpjekjet për paqe në Ukrainë.

Ai shtoi se do t’i kërkonte gjithashtu Putinit të rinovonte marrëveshjen për kalimin e sigurt të grurit përmes Detit të Zi.

Duke folur në një konferencë për shtyp këtë të diele pas samitit të G20, Erdogan tha se Turqia do të bëjë gjithçka që mundet për të hapur rrugën për paqe në Ukrainë.

Ai shtoi se do t’i ndajë rezultatet e bisedës së tij me Putinin me udhëheqësit dhe aleatët evropianë dhe amerikanë.

 

 

1 Komente

  1. M
    Me kujtohet kur

    Hahhahaha Kosovaret vdesin per kete. "Ai osht baba" thone. "Amerika e keqe, Edi Rama i keq". Mos harroni Kosovare ca ndodhi me Gazen dhe sa e mbrojti "baba" juaj. Kshu qe mos peshtyni Shqiperine dhe Ameriken qe realisht ju shpetuan koken

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje