"Plani i paqes për Ukrainën është hartuar nga SHBA dhe jo nga Rusia"

23 Nëntor 2025, 09:00Bota TEMA
"Plani i paqes për Ukrainën është hartuar nga SHBA dhe

Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, këmbëngul se propozimi i ri për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë është hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe nuk pasqyron thjesht kërkesa ruse, siç kanë akuzuar disa senatorë amerikanë.

Në një reagim në platformën X, Rubio theksoi se “propozimi i paqes është hartuar nga SHBA”. Ai shtoi se dokumenti “ofrohet si një kornizë e fortë për negociatat në vijim. Bazohet në elemente të paraqitura nga pala ruse, por edhe në kontributet e mëparshme dhe të vazhdueshme të Ukrainës”.

Më herët, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tomi Pigot, reagoi po në X duke cilësuar deklaratat e tre senatorëve amerikanë si “krejtësisht të pavërteta”.

Tre anëtarët e Senatit, republikani Majk Raunds, i pavaruri Angus King dhe demokratja Xhin Shahin pohuan se Rubio u kishte thënë se dokumenti nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të SHBA-së dhe se ishte thjesht një pikënisje negociatash që sipas tyre përmbante “një listë me dëshirat e Rusisë”.

“Ministri Rubio na telefonoi pasdite. Mendoj se na e shpjegoi qartë se kishim marrë një propozim të përcjellë nga një prej përfaqësuesve tanë. Nuk është rekomandimi ynë. Nuk është plani ynë i paqes”, deklaroi senatori Raunds.

Rubio pritet të mbërrijë sot në Gjenevë së bashku me të dërguarin diplomatik të presidentit Donald Trump, Stiv Uitkof, për bisedime me përfaqësues ukrainas dhe europianë, të cilët nuk kanë fshehur shqetësimin për planin me 28 pika.

5 Komente

  1. F
    Fundi i botës nga tolerimet e rrezikēshme

    Plani i paqes ēshtē hartuar me vones nga SHBA, pasi tani e kupton Amerika se ka tē bējē me njē Zelensk Hitler apo njē Millosheviç kasap ballkani, duke ditur qē propozimet e Amerikanēve i ka hedhur gjithmon poshtē ,dhe objektivi i Presidentit Ukrainas (qē mandati i ka pērfunduar prej vitesh), ēshtē qē tē hyjē nē histori si dikush qē mbron Kiven me armēt e dikujt tjetēr.Zelensky e thotē hapur, do bēhet si them unē dhe si dua unē, ndaj kush ēshtē kundra Rusis tē mē bashkohet.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yyyppp Xhixhi

      Ptttuuu te shkerdhefsha Putanen o bir kurve. Dmth te luftosh per te mbrojur veten, vendin dhe popullin tend qenke hitler??!! Te kerkosh mbeshtetje, ndihme dhe financim nga partnere kur nje agresor te ka sulmuar e pushtuar vendin duhet qe te jesh milloshevic???!!! O te shkerdhefshin me dhune ne shtepi e te shohim a do ngrihesh te mbrosh veten e shtepine apo do rrish urte ndersa te shkerdhejne c’te ka pith ne shtepi!

      Përgjigjjuni
    2. K
      Klimax

      Një kompromis i pastër interesash midis SHBA-së dhe Rusisë. Trump i plotëson Putin-it të gjitha kërkesat e tij për të ardhmen e Ukrainës nën orbitën ruse, një status i njëjtë si me Bjellorusinë apo ish republikat e tjera të BS-së, me përfitim nga ana amerikane të Venezuelës. Vendimi i Trump për të larguar trupat amerikane nga Europa Lindore si në Poloni, Rumani, Gjermani, etj në një periudhë të acaruar midis Rusisë dhe Evropës, vërteton pikërisht kompromisin midis presidentëve të dy superfuqive për rindarjen e botës. Rusia nuk ndalet me Ukrainën. Radhën e kanë vendet Baltike, Moldavia si dhe kontrolli në Detin e Veriut me provokime ndaj ishujve Norvegjisë në atë rajon. Amerikanët nga ana e tyre kërkojnë kontrollin e plotë të Amerikës Veriore, Qëndronte e atë Jugore.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zhvejku

        Plane për paqe, ju të perëndimit mund të bëni 1mijë, dhe ju takon të bëni se jeni ju nismëtarët e kësaj lufte! Por pa aprovimin e Rusisë si fituese ndaj neonazistët tuajë, plani është zero! Çlirimtari i kombit të vetë vulos, në këtë rast Rusia.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Plani rus i promovuar nga Rubio eshte dorrezim pa

          Sa turp, ka ardhur dita e keqe kur Usa duhet te mbroje planin e paqes per Ukrainen ku perfshihet me teper se te gjitha kerkesat e Rusise agresore. Marko Rubio nuk arrin te kuptoje se ben autogol kur pranon indirekt se administrata Trump po i sherben padashje Rusise. Akoma Rubio nga Kuba nuk ka kuptuar se MAGA kerkon te mos kete asnje rol amerikan ne luften Rusi-Ukraine. Roli i Amerikes ne Nato dhe Evrope po shuhet. Vendin e saj do ta zere Kina, sepse boshlleku duhet mbushur.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje