Meloni vlerëson shqiptarin/ Kryeministrja italiane shkruan për Elton Zefin

22 Nëntor 2025, 19:42Bota TEMA
Meloni vlerëson shqiptarin/ Kryeministrja italiane shkruan për Elton

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përshëndetur aktin e të riut shqiptar Elton Zefi, i cili shpëtoi një 85-vjeçar, i cili ra në lumë me makinën e tij dhe rrezikonte të mbytej. Kryetarja e Qeverisë Italiane shkroi në Instagram këtë të shtunë se jeta e një personi arriti të shpëtohej falë guximit dhe altruizmit të të riut shqiptar, të cilin e cilësoi një hero.
Elton Zefi, 32 vjeç, nuk hezitoi as për një sekondë kur pa një makinë të zhytej në ujërat e kanalit Battaglia në Padova.

Ai u hodh menjëherë në ujë dhe arriti t’i shpëtonte jetën një biznesmeni 85-vjeçar, i cili rrezikonte të mbytej brenda automjetit të tij. Ngjarja ndodhi të enjten, më 20 nëntor, pak pas orës 11:00. Giuseppe Salvalajo, një sipërmarrës i njohur nga Padova, humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal për arsye ende të paqarta. Automjeti nisi të fundosej me shpejtësi, ndërsa Salvalajo mbeti i bllokuar brenda, në gjendje shoku.
Në atë çast, Elton Zefi, i cili atë ditë festonte ditëlindjen, pa skenën dramatike dhe u hodh menjëherë në ujë, bashkë me një tjetër burrë që ndodhej aty pranë. Ata tentuan fillimisht të thyenin xhamat e makinës, por pa sukses.
Zefi tregoi më pas se kishte arritur të dallonte dorën e të moshuarit nga sedilja e pasme, ku xhami kishte mbetur i hapur. Aty ai kuptoi se kishte shpresë. Pas disa përpjekjesh, i lodhur, me këmbët e mpira nga të ftohtit dhe duke rrezikuar të mbytej edhe vetë, ai vendosi të bënte dhe një përpjekje të fundit.
Dhe ajo përpjekje u shpërblye. 85-vjeçari arriti të dilte nga makina dhe të nxirrej në breg. Pak çaste më vonë mbërritën edhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa gjithë momenti u regjistrua në një video që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale. Burri i moshuar u transportua në spital, ku mori kujdes mjekësor dhe është tashmë jashtë rrezikut për jetën.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da Giorgia Meloni (@giorgiameloni)

13 Komente

  1. Q
    Qaniu

    QENKA DHE KATOLIK ,,BRAVO ,NA NDEROVE KOMUNITETIN ,,,THENK JORGJIA ,,

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      te lumte, kete jane shqiptaret e vertet, njerez mec zener te madhe, poshte vicidoli, poshte serbet dhe greket nacionalist.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Krenari , Zoti e bekofte...

        Hero i vertete , djale trim z. Elton Zefi ... Ha ka me kenaqesi qe edhe Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e Falenderon... Secili shqiptare duhet te jete krenare.... zoteria ne fjale nuk mori parasysh as jeten e tije.. Njeri i rradhe.... Zoti e bekofte dhe i dhurofte miresi ne jete....

        Përgjigjjuni
        1. K
          Krenari , Zoti e bekofte...

          Hero i vertete , djale trim z. Elton Zefi ... Ha ka me kenaqesi qe edhe Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e Falenderon... Secili shqiptare duhet te jete krenare.... zoteria ne fjale nuk mori parasysh as jeten e tije.. Njeri i rradhe.... Zoti e bekofte dhe i dhurofte miresi ne jete....

          Përgjigjjuni
          1. I
            Intelektuali tironas.

            Keto ngjarje tregojne vleren e Shqiptareve dhe traditen e tyre humane.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Djal Shkodran Itali

              Ne e duam Europen dhe Europianet sepse jane vellezerit tane

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjermani

                Kristian Eltoni nderove komunitetin e jo si myslimanet qe levizin kudo ne Europe me thika ne brez per te vrare njerez . Urime djale .

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kurjozi

                  Jam kurjoz të di Eltoni e bëri heroizmin se është shqiptar apo se është I krishterë ? Personat e tjerë që ishin rrotull dhe bënin sehir ishin mysliman apo jo ? Jo se, po të jetë se ishin të krishterë atëherë Eltoni është më katolik se Papa Leoni XIII.

                  Përgjigjjuni
                2. X
                  Xoni

                  Te lumte o Elton ,lum familja dhe shoqeria qe te ka !

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Selitasi

                    Kurjozi i ka thënë të gjitha. Mbarësi shqiptarëve kudo që janë!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Adi

                      Ishte shqiptari kinezi amerikani e italiani….!ne fund fitoi shqiptari

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Leroi

                        Vetëm ne shqiptarët futemi nëpër lumenj per të shpëtuar jetë njërzish , para pak kohesh nje i ri shqiptar në Greqi u perpoq te shpëtonte dy fëmije Jemi kombë që sakrifikojmë kjo është diçka shumë humane

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Durresi

                          Ky eshte mentaliteti i shqiptarit Te ndihmojme ate qe ka nevoje .Nuk hyn as feja e as politika mos i ngaterroni o NJEREZ

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje