Zbatimi i planit amerikan për paqe në formën aktuale mund të rezultojë që Rusia të fitojë një territor pothuaj sa madhësinë e Luksemburgut pa pasur nevojë të luftojë për të, sipas llogaritjeve të agjencisë franceze AFP bazuar në të dhënat e Institutit për Studimin e Luftës (ISW).
Sipas iniciativës amerikane, e cila i është treguar AFP‑së, parashikohet që ushtria ukrainase të tërhiqet nga territoret që ende kontrollon, gjë që do t’i sillte Moskës një fitore neto prej rreth 2.300 km², një sipërfaqe thuajse e barabartë me Luksemburgun (2.590 km²).
Sipas planit, Ukraina do t’i dorëzojë afro 5.000 km² në rajonin e Donetskut dhe 45 km² në rajonin e Luhanskut.
Në këmbim, Rusia do t’i kthejë Ukrainës gati 2.000 km² në rajonin e Kharkivit, 450 km² në rajonin e Dnipropetrovskut, 300 km² në rajonin e Sumes dhe 20 km² në rajonin e Chernigovit.
Në përfundim, plani që Shtetet e Bashkuara propozojnë do të nënkuptonte dorëzimin e 20% të territorit ukrainas, për të marrë mbrapsht më pak se 0,5 për qind sipas AFP‑së.
Ndryshe, Ukraina ka pranuar një plan të paqes të hartuar nga amerikanët, i cili po kritikohet gjerësisht prej evropianëve.
NEW: All available reporting continues to indicate that the stipulations of the reported 28-point Russia-US peace plan amount to Ukraine’s full capitulation to Russia’s original war demands. There are no provisions in the reported peace plan in which Russia makes any concessions,… pic.twitter.com/lnQ1Hvmmq5
— Institute for the Study of War (@TheStudyofWar) November 21, 2025
Gjithë kjo zhurmë nga perëndimi për planin Amerikën të paqes, dhe as një reagim nga ana e Rusisë! Për mendimin tim, e gjithë kjo zhurmë është një manovër e djallëzuar të perëndimit kolektiv në dëm të Rusisë dhe jo të Ukrainës! Rusia s'ka për ti pranuar, mendoj unë.
Zhvejku , e mori provimin motra oree /
po cna duhet se cfare mendon ti ? Ti i ke dhene provat qe je idiot
Kete plan masakrues Volodymir Zelenskyy duhet ta hedhe poshte duke dhene doreheqje dhe duke kerkuar azil politik ne Britanine e Madhe.
Kane mbaruar burrat strategjista si Kisinger ne Usa. Planin e paqes per Trump e ka shkruar Rusia dora vete. Trump as nuk do ta kuptonte po ta lexonte planin rus.
Ne 2022 Zhele bytha e kishte ne dore paqen dhe cdo centimeter territor, por degjoi kokelakren Boris dhe ja perfundimi.
Pa filluar lufta ishin disa kushte te Rusis kur kerkonin nga Ukraina qe te krijoj nji shtet Federativ perendimi dhe Ukraina e refuzuan ,kushti tjeter ishte qe rajonit te donjeckut ti jepet nji autonomi u refuzua,mos hyrja ne Nato u refuzua por lufta vazhdoj me ndihmen e perendimit ,Rusia u detyrua te nderhynte me ushtri per ta mbrojtur popullin Rusishfoles qe i lejohet nderkombetarisht ,po te kishte ndodhur kjo nuk dote kishte 2 miljon viktima dhe 2 miljon invalide per nji cope toke si Luxenburgu nuk mendoj qe Rusia dota pranoj me gjith kete humbje .
gopi sateme