Zbulohet në Kinë një nga rezervat më të mëdha të arit në botë

24 Nëntor 2025, 08:30Bota TEMA
Zbulohet në Kinë një nga rezervat më të mëdha

Në provincën Liaoning të Kinës, gjeologët kanë zbuluar një depozitë gjigante ari, me mbi 1 440 tonë, e vlerësuar rreth 192 miliardë dollarë, sipas dailygalaxy.com.

Ky zbulim i konfirmuar nga Ministria kineze e Burimeve Natyrore ka potencialin të ndryshojë tregjet globale dhe të forcojë strategjinë financiare të Pekinit.

Depozita, e njohur si  miniera Dadonggou, është më e madhja e zbuluar në Kinë që nga viti 1949.

Me një përqindje mesatare ari prej 0,56 gram për tonë në mbi 2,5 milion tonë shkëmb armbajtës, ajo mund të rrisë ndjeshëm prodhimin kombëtar të artit dhe të vendosë Kinën në një nivel të ri në tregun global.

Qeveria kineze po investon 20 miliardë juanë për zhvillimin e një zinxhiri të plotë industrial, duke përfshirë nxjerrjen, rafinimin dhe përpunimin e artit, si dhe prodhimin e bizhuterive. Projekti përfshin një park industrial prej 133 hektarësh, me magazina, zona logjistike dhe infrastruktura të dedikuara për menaxhimin e arit.

Shpejtësia e realizimit të minierës është e jashtëzakonshme: pothuajse 1 000 punëtorë përfunduan fazën e eksplorimit në vetëm 15 muaj, një kohë shumë e shkurtër për një depozitë të tillë. Kjo tregon prioritetin e qartë të autoriteteve kineze, jo vetëm për arsye ekonomike, por edhe strategjike.

3 Komente

  1. S
    Surre-l-alist

    Edhe tek ne eshte gjetur nje rezerve e madhe armbajtese fiks ne afer Dajtit prane shtepise se nje vipi. Nuk dihet gje akoma me saktesi por flitet me tonelata ar. Gojet e liga thone se ari ka gjetur kalon rezerven valutore amerikane.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Daullja

      Po se ari nxirret nga toka njelloj si patatet dhe as komshia nuk e kupton ????????????

      Përgjigjjuni
    2. a
      antipatrea

      Obobobooo ... infarkt portokalliu andej matanë ...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje