Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë, duhet të paguajnë 3 milionë dollarë dëmshpërblim

25 Mars 2026, 21:21Bota TEMA
Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/

Një gjykatë në Los Angeles shpalli “Meta” dhe “YouTube” fajtorë, pasi u akuzuan se kishin ndikuar në varësinë e një vajze të re dhe kishin dëmtuar shëndetin e saj mendor.

Vendimi i marrë në këtë rast historik mund të shërbejë si precedent për qindra paditë e ngjashme dhe mund të sjellë ndryshime të mëdha në mënyrën se si funksionojnë platformat e rrjeteve sociale, veçanërisht për përdoruesit e rinj, shkruan CNN.

Kaley, një 20-vjeçare nga Kalifornia, dhe nëna e saj paditën Meta, YouTube, Snap dhe TikTok, duke i akuzuar kompanitë për varësinë që ndikoi te zhvillimi i problemeve të shëndetit mendor, përfshirë ankthin, çrregullimet e perceptimit të trupit dhe mendimet vetëvrasëse. Snap dhe TikTok zgjidhën çështjen para gjykimit.

Juria vendosi që Meta të mbajë 70% të përgjegjësisë dhe YouTube 30%, duke urdhëruar kompanitë të paguajnë 3 milion dollarë dëmshpërblim kompesator. Vendimi për dëmshpërblim penal do të merret së shpejti, duke u bazuar në pasurinë neto të secilës kompani.

Një zëdhënës i Meta-s deklaroi: “Ne nuk pajtohemi me vendimin dhe po shqyrtojmë opsionet tona ligjore.”

Ndërkohë Google njoftoi se do të bëjë apel, duke argumentuar se YouTube është një platformë e ndërtuar përgjegjshëm për transmetim, jo një rrjet social.

2 Komente

  1. d
    duhen varur

    ne litar.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jeta e secilit e manipuluar vetem ne Interesa !

      Nuk mund te parandaloshe rastet e vrasjeve nga varja e Internetit ! Duhet kufizimi i cdo programi qe nxjerin keta miliarderet e " META " dhe YouTube qe demtojne shendetin e njerezve qe se jane te pafuqishem te perballojne Emocionet ! Sheti Juridik vete i lejon dhe mbasi ndodhin ngjarje , po vete i denon...dhe me keto denime keto nuk demtohen aspake.... Bote e shkateruar qe lejon programe jo te Edukuara dhe qe demtojne shendetin e secilit adolishente apo te ritur...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje