Nënë e bijë nga Ukraina gjenden të masakruara dhe të djegura në banesë në Belgjikë, bashkëshorti shërben në frontin e luftës

7 Qershor 2025, 12:03Bota TEMA
Nënë e bijë nga Ukraina gjenden të masakruara dhe të

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Belgjikën ditën e djeshme teksa nënë e bijë, me origjinë nga Ukraina, janë gjetur të masakruara në banesë dhe më pas u është vënë flaka.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur paraditen e djeshme teksa një telefonatë alarmante mbërriti në departamentin e Zjarrfikëses për një zjarr të rënë në Milsestraat në Haasrode rreth orës 09:30.

Ajo çka e bën ngjarjen më të rëndë është fakti se në trupat e tyre janë gjetur plagë me thikë, ndërsa dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht. 

Nëna ukrainase dhe vajza e saj jetonin prej 3 vitesh në Belgjikë ndërsa bashkëshorti i saj shërben prej kohësh në frontin e luftës kundër Rusisë. Gjithashtu çifti kanë dhe një djalë 16-vjeçar, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë në shkollë, ndërsa tashmë ndodhet nën kujdesin e autoriteteve.

Rrethanat e ngjarjes vijojnë të mbeten misterioze ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë.

 

Lini një Përgjigje