Netanjahu: Jemi të hapur për pauza të shkurta humanitare në Gaza

7 Nëntor 2023, 16:11Bota TEMA

Netanjahu: Jemi të hapur për pauza të shkurta humanitare në

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli është i hapur për “pauza të shkurtra” në luftën kundër militantëve palestinezë të Hamasit.

Megjithatë, ai nuk ishte i qartë nëse kishte arritur ndonjë pajtim për ndonjë pauzë të shkurtër ose nëse Shtetet e Bashkuara ishin të kënaqura me zotimet e Izraelit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka ngritur çështjen e nevojës për pauzë humanitare gjatë bisedës telefonike që zhvilloi me Netanyahun të hënën, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje, tha Shtëpia e Bardhë.

Pauza humanitare po kërkohet në mënyrë që të lehtësohen dërgesat e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës dhe lirimi i disa prej 240 pengjeve që Hamasi mori gjatë sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Netanyahu, gjatë një interviste për ABC News, po ashtu tha se nuk mund të ketë një armëpushim të përgjithshëm në Gazë pa lirimin e pengjeve.

 

Lini një Përgjigje