Teksa ka kaluar një javë nga nisja e sulmeve amerikao-izraelite në Iran, kryeministri britanik Kier Starmer ka biseduar së fundmi me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Raportohet se Erdogan i tha Starmer se mund të bëhet më shumë për dialogun mbi Iranin
Ai i tha kryeministrit britanik se ka ende gjëra që mund të bëhen për të ndërtuar një bazë për dialog dhe se “përpjekjet e Turqisë të përqendruara në paqe” janë duke vazhduar, sipas një deklarate nga presidenca turke.
Erdogan tha se Turqia po monitoronte luftën që filloi me sulmet ndaj Iranit dhe se hakmarrjet e zgjatura mund të shkaktojnë dëme të mëdha në stabilitetin rajonal dhe global, shtoi deklarata.
Sakaq, në bisedën me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Starmer u shpreh se Mbretëria e Bashkuar ishte e gatshme të mbështeste vendin arab në rast se do të nevojitej.
“Avionë luftarakë britanikë shtesë, helikopterë dhe një shkatërrues po dërgoheshin në rajon, dhe Mbretëria e Bashkuar ishte e gatshme të mbështeste mbrojtjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite nëse do të ishte e nevojshme”, i tha Starmer bin Salman.
Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu bashkëpunim më të madh në inteligjencë në mbështetje të operacioneve mbrojtëse dhe civilëve.
Britania do te marre drejtimin politico - ushtarak te konflikteve duke konkuruar USA, por ne realitet histeria e saj per te ruajtur pozitat e saj kolonjaliste nuk ka me force sepse ajo ka perdorur USA si kobure per interesat e saj kolonjaliste, tani qe drejtimet jane te ndryshme, ndersa America kerkon te mbroje lirine dhe pavaresine kombetare, Britania kerkon qe sebashku me Kinen te fitojne supremacine e ardheshme ne globe, britania nuk ka ushtri per te marre nje rruge te tille, por ndoshta do t’a perdore Kinen si USA deri tani, Britania eshte shteti qe te ha pas shpine per interesat e saj kolonjaliste…