Nga Nesrine Malik, The Guardian
Dy ngjarje të kohëve të fundit, të vendosura përballë njëra-tjetrës, na tregojnë shumë për atë çka po merr formë me shpejtësi në SHBA. Nga një anë, Melania Trump publikoi “Melania”, një dokumentar rrëzëllitës dhe plot lustër, një rrëfim mbi rikthimin e saj në Shtëpinë e Bardhë. Amazon-i tejkaloi çdo ofertë për të blerë të drejtat e dokumentarit, duke shpenzuar gjithsej 75 milionë dollarë, ndërsa deri tani shitjet e biletave sugjerojnë se kjo nuk ishte, le të themi, thjesht një sipërmarrje tregtare.
Në anën tjetër, gazeta Washington Post pritet të shkurtojë deri në 200 vende pune në fillim të këtij muaji, duke shkurtuar kështu shumicën e stafit të saj të huaj dhe një pjesë të konsiderueshme të redaksisë. Dokumentari “Melania”, ashtu si edhe Washington Post mbështeten nga Jeff Bezos. Dy vendimet e tij — për të investuar në propagandë shtetërore dhe për t’u tërhequr nga “pushteti i katërt” që supozohet të shërbejë për të mbajtur nën kontroll pushtetin qeveritar — tregojnë mjaft rreth mënyrës se si kapitali dhe autoritarizmi bëhen bashkë për të vendosur çfarë duhet të lexojnë dhe shohin audiencat.
Ndërkaq, telashe po shfaqen edhe në një tjetër media tradicionale amerikane, siç është CBS News. Në korrik të vitit të kaluar, Larry Ellison – miliarder i teknologjisë dhe aleat i Donald Trump – bashkë me djalin e tij, David Ellison, producent në Hollyëood, morën nën kontroll kompaninë Paramount, e cila mbikëqyr CBS News. Ish-kolumnistja e New York Times dhe, së fundmi, themeluesja e blogut anti-“woke” The Free Press, Bari Weiss, u vendos papritur në krye të CBS Neës. Ajo hasi në menjëherë në telashe teksa u përplas me veteranët e një kanali që prodhon programe ikonike si “60 Minutes,” duke u detyruar të përpiqet t’i justifikojë vendimet editorial që ngjanin si të njëanshme në favor të administratës Trymp. Weiss pritet gjithashtu të bëjë shkurtime në redaksi.
Por, ajo që do të jetë vërtetë domethënëse është se çfarë do të mbetet në këto institucione dhe çfarë do të theksohet. Ëeiss ka njoftuar se ka shtuar një sërë opinionistësh në staf dhe dëshiron të vendosë “një theks të madh te skupet mediatike… dhe më thelbësisht, skupet ideve. Skupet e shpjegimeve.” Me pak fjalë: më shumë lajme të nxehta, por më pak hedhje dritë. Edhe për Bezos-in, rubrika e opinioneve e Ëashington Post është me mjaft interes, ndërsa ai ka njoftuar vitin e kaluar se faqet e tij do të “shkruajnë çdo ditë në mbështetje dhe mbrojtje të dy shtyllave: liritë personale dhe tregjet e lira… pikëpamjet që i kundërshtojnë këto shtylla do t’u lihen të tjerëve për t’i botuar.”
Jo se dua të bëj rolin e kolumnistit që shkon kundër interesit vetjak, por ky fiksim me shkrimmin e opinioneve është një ogur i keq. Pikëpamjet duhet të qëndrojnë krah për krah me mbulimin e lajmeve, vendase dhe globale. Lajmet nuk duhet të përdoren për qëllime partiake apo të kanibalizohen për koment. Por, mbi të gjitha, ky kthim është simptomë e një mediaje të kontrolluar nga e djathta, e cila nuk kërkon më të raportojë botën ashtu siç është, por ta krijojë atë ashtu siç do donte të ishte.
Pikat e bisedës së regjimit Trump që favorizojnë vrasjen në rrugë të “terroristëve vendas” trajtohen si çështje opinioni që thjesht duhen transmetuar. Vetë realiteti është shtrembëruar, duke u bërë i debatueshëm. Gjëra që njerëzit i shohin me sytë e tyre dhë dëgjojnë me veshët e tyre, mund të vihen në pikëpyetje nga një rrjedhë e vazhdueshme komentesh plot gënjeshtra, apo hamendësime vërtetësia e të cilave vuloset thjesht sepse shfaqen në platforma “të besueshme.”
Por kjo zhvendosje nga lajmi te opinioni është pjesë e diçkaje më të gjerë. Politika është shndërruar në një performancë performancash se kush është mik dhe kush është armik. Ajo ushqehet me emocionet e publikut duke nxitur dhe provokuar frikë. Kanalizimi dhe theksimi i këtyre ndjenjave bëhet pastaj biznesi i medias. Ndërkohë, strukturat reale të pushtetit mbeten të paprekura. Kjo është ajo që Ëalter Benjamin e quante “estetizimi i politikës” nën fashizëm.
Ngado të hedhësh sytë në këtë epokë të mediave të zotëruara nga magnatët e teknologjisë, çdo vendim duket se ndjek të njëjtat shije fashiste. Ç’dobi ka raportimi rreth ngjarjeve në botë – një përpjekje tepër e kushtueshme dhe që kërkon kohë – kur bota tashmë shihet si një vend i mbushur me armiq dhe përfitues që ose duhen izoluar, ose duhen nënshtruar? Kush shqetësohet më për hetime të thelluara mbi abuzimet e pushtetit? Apo për reportazhe që zbërthejnë jetën e njerëzve që jetojnë diku gjetkë?
Impakti i gjithë kësaj është degradimi i vetë mënyrës se si njerëzit komunikojnë dhe kuptojnë njëri-tjetrin. Informacioni dhe dhimbsuria për të tjerët janë gjëra që autoritarizmi kërkon me doemos t’i zhdukë. Po kështu edhe shprehja artistike — si në rastin e marrjes nën kontroll nga Trump të asaj që dikur ishte Qendra Kennedy dhe sulmit ndaj muzeut Smithsonian. Ato që disa i shohin si institucione të vjetra e të nderuara akademike amerikane, e djathta i sheh si organe të një ancien régime që duhet riformatuar. Kështu ndodh në grushte shteti: gjithçka që lidhet me vlerat dhe stilin e rendit të vjetër shkulet nga rrënjët.
Autokracia bluan ngadalë dhe pështyn çdo gjë të papërshtatshme për të. Miliarderët, që kanë grumbulluar shumë më tepër para dhe pushtet sesa është e shëndetshme për një demokraci, zotërojnë makineritë. Ata që u shërbejnë janë të çuditshëm, “idiotë të dobishëm” që duan vetëm vëmendje. Ky proces do të shitet si pragmatizëm, se thjesht po u jepet lexuesve dhe shikuesve ajo që ata vetë kërkojnë. Në një botë ku financat e mediave tradicionale janë të paqëndrueshme dhe hapësira e vëmendjes është e copëzuar, ata do të thonë se raportimi kërkon burime shumë të mëdha institucionale dhe është i lodhshëm për audiencat
Këto probleme janë reale. Gazetaria është një industri në krizë dhe teknologjia po gërryen aftësinë tonë për të mësuar dhe menduar, por është domethënëse që zgjidhjet priren drejt futjes së më shumë zërave të djathtë, privilegjimit të opinionit kundrejt raportimit dhe tkurrjes së kapaciteteve për të dëshmuar përvojën njerëzore botërore.
Nuk është rastësi që magnatët e teknologjisë, të cilëve iu është besuar gjetja e zgjidhjeve janë të afërt, ose të lidhur me njerëz që kanë lidhje me administratën Trump — një qeveri që i ka shpallur luftë gazetarisë përmes etiketës “fake neës” dhe që tani po arreston edhe gazetarë. Ellison-ët apo Bezos-ët e botës nuk janë kurrsesi kujdestarë dashamirës të medias, të shqetësuar vetëm për mbijetesën e gazetarisë në një botë që po ndryshon. Përkundrazi, e gjitha kjo kutërbon deri në qiell.
Lini një Përgjigje