Nis pastrimi në jug të Gazës, Izraeli kamp për palestinezët: Do mbikqyren me teknologji

28 Janar 2026, 16:00Bota TEMA
Nis pastrimi në jug të Gazës, Izraeli kamp për

Izraeli ka pastruar një zonë në jug të Gazës ku planifikon, sipas Reuters, ndërtimin e një kampi për palestinezët, i cili të pajiset me teknologji mbikëqyrjeje, përfshirë këtu njohjen e fytyrës.


Gjenerali rezervist i brigadës, Amir Avivi i tha agjencisë së njohur të lajmeve se kampi parashikohet të ndërtohet në një zonë të Rafah të pastruar nga tunelet e Hamasit dhe do të ketë hyrje-dalje të monitoruara nga personel izraelit. Sipas tij, struktura do të shërbejë për të strehuar palestinezët që duan të largohen nga Gaza drejt Egjiptit, por edhe ata që zgjedhin të qëndrojnë.

Avivi, themelues i Forumit Izraelit të Mbrojtjes dhe Sigurisë që përfaqëson mijëra rezervistë, e bëri të qartë megjithatë se nuk flet në emër të ushtrisë izraelite. Ushtria dhe zyra e kryeministrit nuk komentuan mbi ekzistencën e një plani zyrtar për ndërtimin e kampit. Deklaratat vijnë në një moment kur Izraeli po përgatitet për një “rihapje të kufizuar” të pikës kufitare Rafah me Egjiptin, një element kyç i planit të presidentit amerikan Donald Trump për përfundimin e luftës në Gaza.

Burime të cituara nga Reuters thanë se Izraeli synon që më shumë palestinezë të largohen nga Gaza sesa të lejohen të hyjnë, ndonëse zyrtarët izraelitë mohojnë se bëhet fjalë për zhvendosje të detyruar. Sipas Avivit, Rafah tani pothuajse është boshatisur nga banorët e Gazës dhe nevojitet ndërtimi i infrastrukturës për të strehuar qindra mijëra njerëz, të cilët më pas do të vendosin vetë nëse do të largohen apo jo. Ai shtoi se kampi mund të jetë një strukturë e madhe dhe e organizuar, ku do të zbatohen kontrolle identiteti, përfshirë teknologji të avancuara. Nga ana tjetër, autoritetet e Gazës të drejtuara nga Hamasi e cilësuan idenë si një mbulim të “zhvendosjes së detyruar”.

Palestinezët në Gaza, të goditur rëndë nga lufta dhe të përballur prej kohësh me kufizime të lëvizjes dhe mbikëqyrje të rreptë, shprehin shqetësime për qëllimet e këtij projekti.

4 Komente

  1. l
    l

    ja se si po bejne spastrim etnik cifutet

    Përgjigjjuni
    1. F
      Free Gaza from Arab colonizers

      Pastrimi i Gazes dhe Judea e Samarias nga terroristet, do behet. Te gjithe Hamasistet do zhduken nga faqja e dheut, mos kini asnje dyshim. Cfaredo profesioni qe te kene "gazetar", "mjek", "shofer", "imam", "infermier", "mesues", "guzhinier'", "minator", "valltar" apo "qaraman", te gjithe do kene te njejtin fund, do shkojne te 72 virgjereshat... Pastrim i Gazes nga terroristet do behet, te jeni te sigurte, Gaza do pastrohet nga terroristet e Hamasit dhe nga gjithe perkrahesit e tyre, do apo s'do ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato dhe gjithe shpura e ndyre antinjerezore hamasiste dhe pro-hamasiste. Nese te gjithe arabet e Gazes jane perkrahes te Hamasit, te gjithe do largohen prej andej. Mos kini asnje dyshim. Izraeli dhe bota nuk do mund te duroje me njerezit e zinj ne shpirt, te koheve te zeza te historise, qe te vazhdojne te krijojne panderprerje lufte dhe krime ne gjithe rajonin. Popullsia arabe ne Gaza eshte sociopate, krejtesisht e trushpelare. Kur nje i cmendur krijon probleme, ai izolohet. Kur i cmenduri eshte i rrezikshem per shoqerine ai eleminohet!

      Përgjigjjuni
    2. P
      Poshtë nazi fashizmi!

      Eksperiencë keni, ju vini numra me tatuazh dhe në xhaketë.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vdekje nazi-islamizmit

        Arabet do marrin ate qe deshen t'jau benin te tjereve! Kur i hap varrin tjetrit, bie vete brenda!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje