Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka thënë se një takim ballë për ballë me presidentin amerikan, Donald Trump, në pronën e tij në Mar-a-Lago më 17 janar, e la të tronditur për gjendjen mendore të presidentit amerikan, sipas disa diplomatëve evropianë të informuar mbi bisedën.
Fico, i njohur si një nga udhëheqësit më pro-Trump në Evropë, përdori fjalën “i rrezikshëm” për të përshkruar sjelljen e Trump gjatë takimit. Komentet e tij u bënë në një bisedë joformale me homologët evropianë në Bruksel më 22 janar, gjatë një samiti emergjent të BE-së mbi marrëdhëniet transatlantike, shkruan Politico.
Shqetësimet e Ficos për gjendjen psikologjike të presidentit amerikan janë veçanërisht të rëndësishme duke qenë se ai shpesh ka mbështetur qëndrimet e Trump ndaj Evropës dhe luftës Rusi-Ukrainë. Diplomatët thanë se gjendja e Trump është bërë një temë gjithnjë e më e diskutuar në nivelet e larta të BE-së.
Nga ana e tij, Trump ka mohuar çdo problem shëndetësor që mund të ndikojë në aftësinë e tij njohëse, duke e quajtur lajmin “absolutisht të rremë”. Zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë thanë se takimi në Mar-a-Lago ishte pozitiv dhe produktiv.
Samiti i BE-së dhe komentet e udhëheqësve evropianë tregojnë shqetësimet për paparashikueshmërinë e Trump dhe rëndësinë e një qasje të vendosur, por jo-përshkallëzuese, në marrëdhëniet me presidentin amerikan, sipas Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Realiteti është se vetëm brënda një viti ëndrra amerikane është kthyer në një trumpland në kuptimin e vërtetë të fjalës, psiko-land!
Ku e pe realitetin ti mer ?
Trump ka 60 vite qe paraqet te njejten gjendje mendore...
Apo mos keshtu ka lindur?
Koment epik mirel
Ky shante gjumashin.
pashë tërë fjalimet në davos!përveç këtj portokallisë,të gjithë të tjerët folën përato që flet çdo politikan!numri një ishte K/M i kanadasë dhe më pas të tjerët!!ky!?si me pas fol një dement idiot i lindur!pa nje¨fillim e pa një fund,mburrje gjatë gjithë kohës dhe zgjidhës i të gjithë problemeve që kishte shkaktuar ai vetë në botë!!edhe nofka TACO hynte tek problemet e zgjidhura nga portokallia!!në rradhët e mbështetësve të tij ka filluar përplasja!!ata më budallenjtë akuzojnë më të mënçurit,më të djallëzuarit,se po e tradhëtojnë për ti zënë vëndin!!duke filluar nga JD hillibilli!atë e quajnë tradhëtar,sikur të kishin të drejtë!!mbështetja e trap portokallisë nga mafja e paypal nuk ishte ashtu kot më kot!ata e dinin aftësinë dhe kohëzgjatjen e periudhës trap,prandaj i ngjitën si pullë poste hillibillin!!ja ngjitën me të vetmin qëllim!zëvëndësimin e tij nga hillibilli!!ja mbështetën budallallëqet që do ndihmojnë shumë JD,kur ta zëvëndësojë!!edhe europa e të tjerët do të jenë të kënaqur nga zëvëndësimi!!do thonë atë që thonë ata që nuk mendojnë gjat,"më mirë ky se ai i çmënduri"!!njëlloj si mendojmë ne,normalisht!!
Krejt gabim! Pas Trump, Amerikanet do kthehet ne rrugen e Zotit, ose do emigrojne ne kine, se edhe keshtu emigrante jane denbabaden!
meqënëse e ke thënë ti!?duhet të jetë e vërtetë!!e mban mënd pseudonimin e fundit??
Po i duhet Botes nje krye budalla , prandaj e zgjodhen te behet shkak per ndonje lufte te trete Boterore ? Te gjithe politikanet duhet te zgjohen , te marin shembullin e Fjalimit te Kryeministrit te Kanadase , eshte koha e se vertetes jo me e PARASE ????
KM I Kanadase e ktheu pllaken per 1 have
Kush te genjeu o Miri? KM i Kanadase deklaroi ne TV qe nuk ka ndryshim nga fjalimi ne Davos
Miri e ka gënjyer. I pëlqen që të thotë e ka ndërruar. Dhe e beson. Miri, beson tek TACO, dhe kujton se janë të gjithë, TACO si i tiji.
Një pyetje per komentuesin trampist " Lexhenda " : Cfare i thua këtij Ficos ti , o " Lexhendë" Sali - Trampiste ? Apo edhe këtij i kanë bërë lavazh truri ?!
Mire e ka Fico.Tramp ka lojtur nga mente.Aman duhet theksuar se edhe Europa nuk pyet per njeri.Sejcili shtet shikon punen e vet.Pse Europa nuk krijon Shtetet e Bashkuara te Europes.Do ju vije mendja por do te jete shume vone.
Trump ashtu ka ardhur në botë, i rrëshqiti mamisë në maternitet.
jo vetëm që i rrëshkiti pri durve,por ajo e shkreta në atë moment ishte tek fillimi i shkallëve duke zbritur!!
Vazhdoni ju te zgjuarit e Europes te mbani Arabet dhe Afrikanet pa punuar me parate e atyre qe bejne nga dy pune dhe ju besojne ju legena dhe kur Trumpi ja u perplas ne fytyre nuk ju duket normal.
Nga eshte ky Fico nga Tepelena.