Një lajm i mirë nga biseda Putin-Erdogan, që qetëson botën

30 Maj 2022, 19:22Bota TEMA

Një lajm i mirë nga biseda Putin-Erdogan, që qetëson

Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, se Moska është e gatshme të punojë me Ankaranë për të liruar portet ukrainase që ka bllokuar, teksa Kremlini po vazhdon pushtimin e Ukrainës.

Putin theksoi “gatishmërinë” e Rusisë “për të kontribuar për transitin e papenguar detar të mallrave në koordinim me partnerët turq”, citohet të ketë thënë Putini, teksa ai zhvilloi një bisedë telefonike me Erdoganin më 30 maj.

“Kjo vlen edhe për eksportet e drithërave nga portet ukrainase”, tha Putin, sipas Kremlinit.

Kremlini tha se dy liderët kanë diskutuar “për ofrimin e lundrimit të sigurt në Detin e Zi dhe Detin Azov” dhe për “eliminimin e kërcënimit nga minat në ujërat e tyre”.

Dhjetëra anije me mallra janë bllokuar në portet ukrainase të cilat janë të rrethuara nga forcat ruse, duke ndërprerë eksportin e grurit dhe produkteve të tjera nga Rusia dhe Ukraina. Këto dy shtete eksportojnë pothuajse 30 për qind të eksporteve të grurit në botë.

Komuniteti ndërkombëtar po i bën thirrje Rusisë që të zhbllokojë portet dhe të lejojë eksportin e drithërave ukrainase.

Gjatë një bisede telefonike javën e kaluar me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Putin tha se Rusia është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e mundësive që të mos pengohen eksportet e drithërave nga portet në Detin e Zi.

Por, presidenti rus e ndërlidhi bllokadën në portet ukrainase me heqjen e sanksioneve të ashpra që Perëndimi i vendosi Moskës pas nisjes së pushtimit.

Sipas njoftimit të zyrës së Erdoganit, lideri i Turqisë i tha Putinit se shteti i tij ishte i gatshëm të marrë rolin për dhënien fund të luftës në Ukrainë, përfshirë edhe pjesëmarrjen në një “mekanizëm të mundshëm vëzhgues” midis Ukrainës, Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara.

Negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë që u mbajtën në mars në Turqi nuk prodhuan ndonjë rezultat, por Turqia – që ka raporte të ngushta me të dy shtetet – vazhdimisht e ka paraqitur veten si një ndërmjetëse të mundshme.

7 Komente

  1. D
    Drini

    perfundimisht - ata qe ne i quajme vellezer turq, jane thjesht dallaverexhinj. Erdogan eshte simbol i matrapazit te neveritshem. Shqiperi - largohu nga Turqia, jane nga ai soj qe te japin 1 e te kerkojne 10. Pale duan edhe turqishten ne shkollat shqipe. Cmenduri klasike.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      erdoqëni është vetëm dhe vetëm një diktator muti!! i gatuar me të njëjtin mut si putana ruse!! diktatorët janë të gatuar nga i njëjti brum!!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Vllezer nuk kemi si te jemi. Pastaj hoqem c'hoqem ti perzinim nga trijet tona. U copetuam, vuajtem dhe vuajme per qefin e tyre.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mal Cori

        Kjo bisedë nuk është bërë. Kjo është një gënjeshtër. ...... A nuk thatë dje ju të Temës se Putin ka vdekur?

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          corro ke të drejtë,por këta nuk e dinë! ty ta ka thënë mamaja tënde,se asaj i mbeti sipër tu e kji në both!! tashti që e nxorre ti e dimë të tërë!! thuaji babait që ta shuaj qiririn se u zbardh!

          Përgjigjjuni
        2. D
          Detari

          lol se kush e pjerdh mongolin turk RROFTE GJERGJ KASTRIOTI

          Përgjigjjuni
          1. t
            tfgs pousti

            jo bythqir i janulles u ngaterrove. Sipas jush eshte George Kastriotas apo jo

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje