Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë të re akuzon Izraelin se është “duke u bërë kërcënimi më i madh për sigurinë rajonale” dhe se është një “faktor strategjik destabilizues, duke shkaktuar kaos dhe duke nxitur terrorizmin”.
“Prandaj, për të vendosur sigurinë në të gjithë rajonin, Izraeli duhet së pari të braktisë politikat e tij ekspansioniste, të tërhiqet nga territoret që zotëron dhe të ndalojë minimin e përpjekjeve për vendosjen e stabilitetit në Siri”, tha Ministria e Jashtme turke.
Më hollësisht në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Turqisë thuhet:
“Deklaratat provokuese të ministrave izraelitë kundër vendit tonë pasqyrojnë gjendjen shpirtërore të tyre, si dhe politikat agresive dhe ekspansioniste të qeverisë fundamentaliste dhe raciste izraelite.
Ne duhet të pyesim veten pse Izraeli është i shqetësuar nga zhvillimet në Siri dhe Liban, të cilat premtojnë shumë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë dhe mbështeten nga e gjithë bota.
Pavarësisht mungesës së ndonjë provokimi apo sulmi kundër Izraelit në Siri, sulmet e njëkohshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në vende të ndryshme, nuk kanë shpjegim tjetër përveç faktit se politika e jashtme e Izraelit ushqen konfliktin.
Duke synuar Turqinë, ministrat izraelitë nuk mund të fshehin gjenocidin e tyre në Gaza, luftën e tyre totale kundër popullit palestinez, terrorizmin e tyre më anë të kolonëve, synimin e tyre për të aneksuar Bregun Perëndimor dhe ambiciet e tyre ekspansioniste pas sulmeve të tyre në Siri dhe Liban.
Me sulmet e tij ndaj integritetit territorial dhe unitetit kombëtar të vendeve të rajonit, Izraeli është kthyer në kërcënimin më të madh për sigurinë e rajonit tonë. Si një agjent strategjik destabilizues në rajon, Izraeli shkakton kaos dhe nxit terrorizmin.
Prandaj, për të vendosur sigurinë në të gjithë rajonin, Izraeli duhet para së gjithash të braktisë politikat e tij ekspansioniste, të tërhiqet nga territoret që zotëron dhe të ndalojë dëmtimin e përpjekjeve stabilizuese të Sirisë.
Është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të marrë përgjegjësitë e tij për të parandaluar agresionin gjithnjë e më të pamatur të Izraelit”.
Njoftimi turk vjen pas një deklarate nga Parisi të ministrit të Jashtëm izraelit Gideon Shaar, i cili akuzoi Ankaranë se luan një “rol negativ” në rajon, duke thënë se ata “po bëjnë gjithçka për ta pasur Sirinë si protektorat turk. Është e qartë se ky është qëllimi i tyre”.
Të mërkurën vonë mbrëma, Izraeli nisi sulmet kundër Sirisë, duke synuar dy baza ajrore, me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, që tha se sulmet ajrore ishin “një mesazh i qartë dhe një paralajmërim për të ardhmen, se ne nuk do të lejojmë që siguria e shtetit të Izraelit të rrezikohet”.
Më herët kishte raportime se Turqia synon të krijojë një bazë ajrore në Siri, veçanërisht bazën ajrore T4 (Tigias) në lindje të Homsit, pa ndonjë konfirmim apo mohim të qartë nga qeveria turke. I vetmi reagim nga pala turke erdhi nga burime në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilët u kërkuan gazetarëve “të mos i bazojnë postimet që bëhen veç deklaratave zyrtare të autoriteteve”. /tesheshi.com/
E kishte mire gjermani
tani duhet te tregoje forcen turqia sesa e zonja eshte te luftoj nje ushtre tjeter e organizuar ne maximum,dhe thuhet qe eshte nje nga ushtrite me te forta ne bote izraeli,turqia boll ka treguar force me kurdet e pambrojtur,me qipron qe eshte nje ishull pa ushtri,me greqine qe nuk jan per lufte,por eshte nje popull qe vesh brek te kuqe,apo me shqiperine qe nderton xhamija me gjasme sikur jan vellezrit tane,kete rradhe izraeli jua ka ber te qarte do tju godasim nqs ndertoni baza ushtarake ne siri,si do reagoni mor turq se nuk po na i thoni qarte,irani ka ulur kokek me 3 ore bombardimet e izraelit ketu dhe 6 muaj perpara,ska me takat ti pergjigjet izraelit,po ju turqit do beni ndonje sulm kunder izraelit,se une jam shume i bindur,heret apo vone izraeli do tju provokoj me goditje fatale,dhe nqs se do kunderpergjigjeni,goditje e rradhes kunder turqise do ishte vdekjeprurese,pordhet se turqia eshte me 3 milion ushtar nuk i hyjne askujt ne laps,mbasi te ken shkaterruar iranin,goditja e fundit do jet turqia,dhe duke e copetuar,mbajeni mend,izraeli kete rradhe eshte betuar,ose do jete perandoria e gjirit persik ose do zhduken te ter bashk me sionistet,ekzistenca e izraelit varet nga ekzistenca e popujt mysliman,siria libani jan ne kontrollin cifut,gaza mbaroj pune,rradhen e ka irani pastaj turqia,me te zgjuarit u treguan arabet qe ndejten nutreal,per arabine kercenimi kryesor eshte irani,nje luft iran izrael i vjen per mire arabise.