Një mbretëreshë e revoltuar, për atë që po ndodh në Gaza, ndërsa bota arabe revoltohet me SHBA

25 Tetor 2023, 17:19Bota TEMA
Një mbretëreshë e revoltuar, për atë që po ndodh

Mbretëresha Rania e Jordanisë akuzoi liderët perëndimorë për standard të dyfishte, duke mos dënuar vdekjet e civilëve në Gaza, teksa lufta e Izraelit ndaj Hamasit kërcënonte destabilizojë marrëdhëniet mes SHBA dhe udhëheqësve arabë.

Në një intervistë për Christiane Amaunpur të CNN, ajo tha se ishin të tronditur dhe zhgënjyer nga reagimi i botës ndaj katastrofës në Gaza.

“Jemi thjesht të tronditur dhe zhgënjyer mbi reagimin e botës ndaj kësaj katastrofe. Gjatë javëve të fundit kemi parë njëlloj standardi të dyfishtë. Kur 7 tetori ndodhi bota reagoi menjëherë duke u rreshtuar në krah të Izraelit por tani përballë asaj që po ndodh në Gaza, po shohim botën të heshtë”, tha ajo.

Izraeli rrethoi plotësisht gazën pas sulmit të 7 tetorit  nga militantët e Hamasit që kontrollojnë rripin, duke nisur një fushatë të pamëshirshme bombardimesh ajrore e duke bllokuar hyrjen e furnizimeve jetësore për civilët atje.

Të dhënat e fundit flasin për rreth 6 mijë qytetarë të vrarë përfshirë mbi 200 fëmijë e gjithashtu 35 punonjës të OKB.

“Kjo është hera e parë në historinë moderne që ka kaq shumë vuajtje njerëzore dhe bota as nuk po bën thirrje për armëpushim. Si nënë, shoh me dhimbje teksa nënat palestineze duhet të shkruajnë emrat e fëmijëve të tyre nëpër duar, pasi mundësitë që të vdesin nga bombardimet janë të larta”, u shpreh ajo.

Liderët e vendeve arabe shprehin gjithmonë e më shumë frustrimin për atë që e perceptojnë si mungesë vullneti nga SHBA për të zbutur rrethimin e Gazës nga Izraeli.

Uashingtoni, një aleat i ngushtë i Tel Avivit qëndron i palëkundur në mbështetjen ndaj Izraelit dhe i ka rezistuar thirrjeve për armëpushim. SHBA vuri veton ndaj një rezolutë në OKB që kërkonte pushim të luftimeve.

9 Komente

  1. I
    I drejti

    Shume njerzore

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ik e pirdhu

      Pirth i Mbreteresh Pirth. Denoje sulmin Palestinez edhe ti.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drini

        Pse nuk e the nje llaf, kur te droguarit e hamasit u sulen si te terbuar Mbit femije e plaka po gezoje e shperndaje bakllava. Tano shpernda hallve he xhan.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shefqet Çela

          Modestia dhe mirësia e sajë janë modeli si duhet të jenë mbretëreshat e vërteta. Mjerisht nuk ndodh gjetiu, ku burrat e tyre, sovranë, kanë frenat e shtetit.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            çeto,ti duhet të jesh nga ata të "fasadave"??lexon fjalë të bukura dhe goja lëng??or lal,or koqja i lalit,kjo fasada mbretëreshë shikon bythën e saj!e di përse??sepse po nuk mbështeti "palestinezët",hamasin,i rrezikohet bytha dhe pushteti i saj!!çetooooo,jordanët nuk janë mbështetësit më të mëdhenj të palsetinezëve!!më shumë janë pushtues të teritoreve palesitneze,janë ata që i luftojnë më shumë!!buri i saj sovran,si hamasi me civilët,e ka nxjerrë gruan e tij që të mbrojë karrigen e tij mbretërore për të vendosur bythën e tij po ashtu mbretërore!!të gjithë këta tipa si husein,al sisi, bin salmani,kanë armik më të madh hamasin sesa izraelin!!ata e dinë fare mirë se nëse nuk e krruajnë me izraelin!?ai nuk e krruan me ta!kurse hamasi është gjithnjë në "pritë" për ti hequr nga pushteti!!se "hamasi" është gangrena e pushteteve të tyre!!kështu o çet mavria që gënjehesh nga "dy fjalë të ëmbla"zeher!!çeto ke qënë këto ditët e fundit andej nga xhamija e rugës së kavajës??unë kam qënë nja dhjetë ditë para sulmit të hamasit,prandaj nuk jam i mirë informuar!!çbëjnë çunat,kanë ndërmënd të bënë ndonjë demostratë në mbështetje të hamasit,që erdoqëni e quajti "organizatë çlirimtare"??

            Përgjigjjuni
          2. l
            loni

            ti je ne rregull pse ben hipokrize sikur te vjeen keq per palestinen,hape ndonje shkolle apo ndertove ndonje spital modern kur palestina ishte ne qetesi deri para 7 tetorit,mos prisni nga perendimi tju shpetoje gjithmone per armepushim,sepse ata jan me izraelin,eshte shteti i 53 i amerikes,eshte krijese e tyre,prandaj ju si vende myslimane qe jeni dhe te pasur per 50 breza mos veshtroni dhe llapni,ose shkoni ne lufte totale ose mbylleni halen,sa te ka kushtuar zbukurimi i surratit moj princeshe,po veshja sa te ka kushtuar,e pra kur te vij keq per popullin palestiness te pakten mos dil e krehur dhe e veshur me firmato,se ai popull po vuaj vite nuk po vuan sote,cfare beret ju asgje,prandaj mbaje fort ate canten 50 mij euro armani se mund edhe ta humbesh nga ndonje icident,shiko arabet preferojne te mbajne ne shtepite e tyre nga 4 luane apo tigra dhe asnje cop buk nuk i cojne vellezerve mysliman palestineze,edhe ju e njejta fare jeni hipokriter,zoti i ndihmofte te dy ata popuj qe nuk po gjejne dot qetesi nga keta hipokritet qe i rrethojne,pastaj kur vriten me njeri tjetrin dalin dhe hedhin lot krokodili,fare e poshter.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Afrim hasani

              Eshte shume e dhimbshme kur lexova kete cka tregon kjo per grate palestineze qe shkruajn ne duar emrat e femijve ......Mua me kthej ne vitin 1999 muaji Maj kur une vete ju shkruajta nga nje leter femijve te mi me emer mbiemer datlindje dhe ju vendosa ne xhepa BARDHYLIT VERONIT ELENES DHE URANIT ishim ne kolonen e fundit qe serbet na largonin nga Prishtina ....sot lotohem ....

              Përgjigjjuni
              1. P
                Plaku Mere

                Oj ‘mbretëreshë’ ,ku ishe ti kur Hamasi hodhi me mijra rraketa drejt Izraelit,që vrau e preu koka femijesh dhe mori peng civilë të tjerë!? Ata që e nisën këtë kasaphanë duhej lejuar të vazhdonin sipas teje dhe Izraeli t’i thoshte ‘faliminderit’ që po na vret fëmijët!? Pse se menduan më parë ata se kjo do të sillte tragjedi për fëmijtë e tyre!? E pra kjo papergjegjshmëri e tyre ,ka këtë kosto sado që në të tilla ngjarje ka shumë lojra e lojtarë brënda ,ku në ‘tavë’ jeni dhe ju kohshijtë.Leri “ të qarat” dhe sentimentet dhe shko fol me Hamasin,dënoi për sulmin që bënë,t’i kërkojnë falje Izraelit e gjithë botës,pastaj flasim.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Ttt

                  Mbretresha ka preardhje Palestineze, dhe kam dëgjuar se i pëlqen shumë, Madej in A , , L.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje