"Nëse nuk ju pëlqejnë autoritetet polake, ju lutem ndërroni punë": Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

6 Shkurt 2026, 07:50Bota TEMA
"Nëse nuk ju pëlqejnë autoritetet polake, ju lutem

Nga Enver Robelli 

Presidenti amerikan ofendon ushtarët polakë (dhe ata britanikë), duke injoruar njëkohësisht rolin e tyre si aleatë të SHBA-së në Afganistan dhe Irak.

Kryetari i Parlamentit të Polonisë thotë se presidenti amerikan nuk e meriton çmimin Nobel.

Pastaj ambasadori amerikan në Varshavë deklaron se do të ndërpres të gjitha kontaktet me kryetarin e Parlamentit të Polonisë.

Reagon kryeministri polak Donald Tusk me kërkesën dashamirëse ndaj ambasadorit se “aleatët duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe jo të japin leksione.

Të paktën këtu në Poloni, kështu e kuptojmë partneritetin”.

Në rrjetin X deputeti i Sejmit, parlamentit polak, Roman Giertych iu drejtua me këtë letër ambasadorit amerikan në Varshavë:

“I dashur zoti Ambasador,

qëndrimi juaj se nuk do të mbani marrëdhënie me Włodzimierz Czarzastyn, i cili është zgjedhur nga një shumicë parlamentare që përfaqëson shumicën e polakëve, është thjesht i papranueshëm.

Kohët kur ambasadorët u diktonin polakëve se kush duhej të mbante çfarë posti në Poloni kanë marrë fund dhe nuk do të kthehen më kurrë. Ne duam marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, por përfaqësuesit tuaj nuk do t’i zgjedhin për ne autoritetet e Republikës së Polonisë.

Unë kurrë nuk kam qenë adhurues i (kryetarit të Parlamentit) Włodzimierz Czarzastyt, por në këtë çështje, si deputet, qëndroj fuqishëm në krah të tij.

Presidenti juaj fillimisht ka fyer ushtarët polakë dhe më pas kërkon mbështetje për ëndrrat e tij për të marrë Çmimin Nobel.

Kohët kur Neroni, nën kërcënimin e ndëshkimit, kërkonte njohje për talentet e tij muzikore, konsiderohen si fillimi i rënies së Perandorisë Romake.

Nga perspektiva polake, përpjekjet e Donald Trumpit për t’u shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe, ndërkohë që mban të varur një fotografi të tij me kriminelin më të madh të kohës sonë - Putinin - janë të ngjashme me kërkesat e Neronit për çmime dhe lavdërime.

Nëse nuk ju pëlqejnë autoritetet polake, ju lutem ndërroni punë. Në Poloni, polakët do të vendosin në mënyrë demokratike se kush mban postet më të larta. Ju lutem pajtohuni me këtë.

Dhe ju lutem, i thoni Presidentit tuaj t'u kërkojë falje ushtarëve polakë, dhe veçanërisht familjeve të atyre heronjve tanë që ranë duke kryer një mision mbrojtës të NATO-s.

Me respekt,
Roman Giertych”.

41 Komente

  1. A
    Ana

    I jepni nje medalje burrerie ketij Burri ! Vazhdo perpara Poloni !

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirjan

      Parimet, PRINCIPET jane baza e mardhenieve, dhe Amerika eshte E PARA qe duhet t'i respektoje e mbroje, sepse ua ka mesuar te tjereve ne kohe te erreta . Nese nuk e ben, per PA AFTESI te administraten se sotme (te perkohshme) Amerika e sotme e Trump , le ta beje Europa dhe vendet Mike e aleate, nen shembullin e ketij Burri polak.E beri Shqiperia jone e vogel e gjysherve tane me hebrenjte, kur gjithe bota bente te kunderten e shkelte me te dyja kembet Parimet njerezore. Sot ne mburremi me te drejte, por le te mos e teprojme me mburrjet !! Amerika e pas Trump-it, DUHET te nxjere MESIME nga kjo turbullire qe i krijoi VETES, por edhe miqve e aleateve te vet. Zgjedhesit amerikane kane PERGJEGJESÌ per gjithe boten demokratike, jo vetem per veten e tyre kur shkojne e votojne. Shpresojme ta kuptojne kete gje, e Amerika te mbetet ylli yne polar, e ta duam sic e kemi dashur gjithmone, me sinqeritet e krenari!

      Përgjigjjuni
    2. E
      E verteta tjeter

      He he , ky është DEPUTET ! Megjithëse në opozitë , mbron politikën e qeverisë dhe dinjitetin e vendit të tij .

      Përgjigjjuni
      1. A
        Avokati me limuzine

        Nuk po mbron qeverine, por kryetarin e kuvendit i cili eshte i paanshem dhe gjitheperfaqesues ne postin e tij. Mbron sovranitetin e parlamentit dhe themelire institucioneve shtetetore te vendit te vet

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          kato teorikisht ke të drejtë,poooooor,praktikisht të gjithë e dim se nuk ka të "paAnshëm"!!këtë që po tregon ky deputet,do ishte mirë ta kuptojnë bqirët tanë!!sherri i shtëpisë nnuk del në lagje!!kato,në kohën e pavarsisë,100 e kusur vjet më parë,nëpër botë brodhën shumë grupe shqiptarësh dhe jo "një" grup!!seicili kundër seicilit dhe të gjithëve!!prandaj nuk shkojmë dot përpara!nuk mjaftojnë politikanët,që e bëjnë gjithçka për interesa personale,pro dalin dhe tipa si ti që pa asnjë lloj përfitimi mbështet përçarjen!edhe kur të jep përshtypjen se po flet për parime!!personi që ka shkruar komentin e ka thënë shprehimisht se"Unë kurrë nuk kam qenë adhurues i (kryetarit të Parlamentit) Włodzimierz Czarzastyt, por në këtë çështje, si deputet, qëndroj fuqishëm në krah të tij."!dhe kështu duhet bërë gjithnjë!ka mbështetje për personin dhe përkatësinë e tij,por ka dhe mbështetje për principet!kjo e fundit duhet të ketë përparësi!!

          Përgjigjjuni
        2. .
          .....

          Keshtu folie dhe Salou me vokshin ne keshillin e Europes nuk i degjuat? Salou eshte oatriot qe i duhet shkerdhyer shpirti kriminal'

          Përgjigjjuni
        3. G
          Guri

          Prandaj nuk jemi shtet. Shqipetaret jane dalluar si njerez pa atdhe.

          Përgjigjjuni
          1. v
            vezhguesi

            Guri-te sugjeroj qe te lexoni historine dhe me siguri qe do ndryshoni mendim. Nje popull i vogel si ky I yni nuk do kishte nje cope toke qe ta quante ATDHE, nese nuk do kishin shqiptaret dashuri per vendin e tyre.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Asnjëansi

            Epo Polonia është Poloni, nuk është Albania ku vendosin ambasadorët për punët e shtetit . Në SHBA është ngjallur një Hitler i dytë, që për çudi kërkon edhe çmimin Nobel !

            Përgjigjjuni
            1. i
              idlir

              Edhe Hitleri ishte kandidat per cmimin nobel ...mos u cudit hiç !!

              Përgjigjjuni
            2. a
              analist

              Ky eshte burre shteti i thyen brinjet si Trapit po ashtu edhe kriminel Putinit .Te lumte polaku i madh bravo te qofte.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Ladi

                Te lumte, e meriton te jesh deputet.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pesimisti

                  Ligjeron keshtu polaku, sepse ka gjetur ndonje ambasador te bute. Te kishte Juri Kim perballe, miken e Edi Rames, pa e shikonte…

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Edhe shqip

                    Ma vai a cagare... coglione!

                    Përgjigjjuni
                  2. F
                    Fiks

                    Po pra. Edhe Rames keshtu i duhet thene. Nqs nuk ju pelqen drejtesia e re, sna plas fare. Ss nuk eshte kritet qe drejtesia duhet te jete e pelqyeshme per qeverine

                    Përgjigjjuni
                    1. j
                      juristi

                      Drejtesia e trapit. Keta te drejtesise tende jane bandite, njesoj si dikur ata te Enverit qe te plasnin ne burg pa faj, por vetem se keshtu ja donte puna partise qe te gjente armikun e rradhes.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aleko

                        Fiks fare… ku kasi drejtesia jone…qe merret me ca xhepista ,por me ata qe kane nje msl me skuza , qe shkaterrusn ekonomi ,ushtri madje dhe vet shtetin , si salua me shoke ben sikur i harron.Ajo qe nuk harrojne eshte mersku si pagurn pak te shkretet..nuk u dalin nga 6 mije pof preferojne nje dhjetshe…hya ha hajde drejtesi hsjde..

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        Surreter

                        Mos ngaterroni polonine me shqiperine. Ky i gjati yne heq breket perpara kujtdo qe mendon qe i duhet per te mbajtur pushtetin. Ska as pavaresi as autonomi! Mjafton te kujtoni kur i thoshte ilir metes e sali berishes, une firmos cdo gje qe sjell ambasada amerikane. Tani qe si pelqen me drejtesia, nxjerr karten e pavaresise! Njesoj si berisha. Nje surrat. Thjeshte eshte me hajdut se berisha.

                        Përgjigjjuni
                        1. b
                          ben

                          Ore po paskeni qene te papare. Po kur paska thene Rama se firmoska cdo gje qe I sillka ambasada amerikane? Rames veri emra sa te duash, por vetem budalla mos e quaj se te jep uje me bishtin e luges.

                          Përgjigjjuni
                        2. L
                          Labi

                          Mos kerkoni te gjeni nje te dyte si Salihi, Berisha para dy a tre deputetevd Greke ne PE e beri Shqiperine narkoshtet e Ramen Ramaduro,imagjinoni te ishte para amb Amerikan jo vrtem Lirine po dhe mbesen ja fuste ne krevat.

                          Përgjigjjuni
                          1. Ky deputet eshte thjesht nje njeri me PERSONALITET njerezor dhe ate politik dhe jo zvarranik. Eshte thjesht fantastik. Kaq.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sasha

                              Ky deputeti Polak qenka trim i madh.Mos eshte me origjinë gjermane se opinionet e tij te kujtojnë ulurimat e Hitlerit.

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Iliri

                                Burrrr dhe patriot i madh Respekt pa fund

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Salihi

                                  Po pse nuk I thane ambasadorit,ju mund shkoni tek shtepia direkt dhe mos fute hundet

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shqiperia zhbehet

                                    Nuk eshte thjeshte nje deputet. Eshte zeri i nje vendi qe ka shtet, ka qeveri, ka drejtesi te pavarur , ka dinjitet dhe ecen me kembet e veta dhe jo me mendjen e te tjereve ngaqe jane me te fuqishem. Ky Trumpi jo Cmim Nobel qe nuk meriton, por duhet shpallur diktator megalloman dhe ne kerkim nga Gjykata Penale Nderkombetare si Putini, Natajahu, qe duan te behen perandore.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Ligji

                                      E lezecme kjo. Ndersa ky krimineli jone qe Amerika e ka mberthyer ne shtyllen e turpit me nongraten e tij ka nxjerre llapen dhe lepin cdo bythe amerikane qe i arrin ajo ose llapa dhe me madhe e Mediut. Imagjinoni kete kriminel dhe njehere kryeminister me pampersa dhe cfare do mendomnte bota per shqiptaret. Kjo grope septike qe vetequhet PD do mbyllur e gelqerosur sa me shpejt per te harruar kete turp kombetar.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Real

                                        Keta jane BURRA, jo si Edi Rama, "lepe dhe peqe" ndaj te huajve te fuqishem. Deputeti polak Roman Giertych, ne vitin 2011 ka kryer ne Tirane nje kurs per diplomaci dhe pune shteterore, ku mesimet per diplomaci i ka dhene i madhi Besnik Mustafaj, kurse mesimet per pune shteterore i ka dhene lexhenda Sali Ram Brrisha, ku vet polaku shprehet se: "Jam i mahnitur nga erudicioni, zelli per sherbim ndaj shtetasve, pastertia morale dhe qendrimi korrekt ndaj prones se popullit i zotit Sali Berisha. Kam mendimin qe gjithe udheheqesit aktual te vendeve ish komuniste duhet te vijne per nje trajnim te pakten 6 - mujor ne Shqiperi ku te njihen me aftesite e jashtezakoneshme prej BURRI SHTETI qe manifeston lexhenda Sali.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Nari

                                          Bravo ju qofte per dinjitetin dhe integritetin e vendit tuaj ! I keni treguar vendin Trampit, nje person mendjemadh,fodull dhe sidomos arrogant,i cili mendon se ai eshte dielli qe ndricon boten dhe globi rrotullohet rreth tij !!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lumi i Vlores

                                            Bota ka burra, qe mbrojne vendin e tyre e behen krah udheheqesve te vet edhe pse jane kunder ne politiken e brendedhme , kur ata natemohen padrejtesishte nga te huajt; ka edhe burrecer e bukeshkale si te ne, qe ngazellehen e i bejne jehone sharjeve e denigrimeve , qe mun te beje nje i huaj sikunder qe shkrimi i fundit i nje gazetaruci Turk.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. 0
                                              0

                                              Na i shpife o Real, PAPASTERTINE MORALE TE SALIUT E NJEH CDO SHQIPTAR, EDHE TI..., NDERSA RAMA E KA NGRITUR LART SA ASKUSH TJETER SHQIPERINE DHE KOSOVËN! BRAVO TË MADHE PËR deputetin Polak të opozitës, jo si tanët që hedhin vallen e pistë të Saliut dhe nxijnë Shqipërinë dhe shqiptarët nëpër botë vetëm për interesin e saliut

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                Van Gog

                                                Polakët Të parët që bënë Gdanskun Që nxorrën një papë shëmbull Vojtilën Që në heshtje pa tamtame e bënë Poloninë përsëri të gjithën zhvilluar Njërëz ë kulturuar fetarë por mbi të gjitha puntorë Tani mësojmë që janë dhe trima t'a hedhin dorashkë botërisht Respekte për mësimet ë na jepni

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Aron

                                                  Ndersa Sali kerma nuk la me qelbesirrlliqe ka nxjerr nga goja kunder Shqiperise. I lumte ketij Polakut qe ia ka mbeshtjell edhe fuqise me te madhe ne bote kur vjen per respekt ndaj vendit dhe bashkeatdhetarve te tij.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Profesja

                                                    Këta janë burrashteti jo ata që vrasin popullin në bulevard, jo ata që nuk ankohen se ju vriten ushtarët në post si rasi i Peshkëpis, në Gjirokastër. Kështu mbrohet përfaqësuesi i shtetit jo ashtu siç tallej një copë profesori si Fitim Zekthi me Presidentin mbrëmë. Jemi bër skandal vetëm shajmë.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Paco

                                                      Rama eshte nje diplomat ku bene politike dhe diplomaci Jo per vete por per te bere nje shqiperi turnstile dhe te respektuar ne arenen nderkombetare se mos te harrojme shqiperia dhe shqiptaret me te diskredituarit ne evrope dhe bote me ramen krye minister po i rritet personaliteti dhe respekti i shqiptareve kudo ne bote faleminderit Rama kurse polonia albin kurti dhe salihuu ne te semes kane me vajte

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. C
                                                        CIK cik.

                                                        Te gjithe qe diskutoni jeni te percipte se diskutoni se cfare tha Trampi dhe cfare tha polaku, por une akoma nuk kam marre vesh pse Trampi kritikon ushtaret polake... Ky eshte problemi. Ju diskutoni pasojat....

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          TOM

                                                          Kam Patur dhe kam shume simpati per popullin dhe shtetin polak. Kan qen, jan dhe do jene patriote si gjithmon. Per mua perfundimisht Trump punon per Rusine dhe do te dobsoje Polonin perkarshi ruseve. Polaket jane popull puntor dhe patriot paparjashtim. Ata nuk i tremben rusit dhe do ja dalin, pasi jan popull puntor dhe i sakrifices. Bravo shtetit polak qe i pergjigjet pa ju trembur syri sa USA dhe Rusit. Keta jane nje shembull i mire per Shqiperine qe udhehiqet nag funderrinat e shoqerise shqiptare.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. N
                                                            Nje mergimtar

                                                            Reagimi i ketij deputeti,tregon se kur behet fjale per vendin qendrimi eshte i njejte,opozitar apo pozite.Kujtoj politiken Greke,qe per Greqine e lane Maqedonin e Veriut jashte NATO-s,te majte e te djathte.Politika per perparimin e vendit behet ne kuvend duke u perplasur kurse dinjiteti i vendit mbrohet nga te gjithe.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. G
                                                              GoldenEagle

                                                              Kane pse flasin politikanët polakë: sepse Polonia ka rritjen më të madhe në Bashkimin Europian dhe të dytën në botë pas Kinës. Sot, GDP-ja e Polonisë është rreth 80% e asaj të Mbretërisë së Bashkuar dhe deri në vitin 2030 pritet ta kalojë edhe atë. Polakët nuk janë të korruptuar si politikanët shqiptarë të të dy krahëve, të cilët bëjnë propagandë në media, ndërsa populli, edhe pas 35 vitesh demokraci, ende nuk ka ujë e drita në shumë zona dhe pensionet janë vetëm rreth 150 euro.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. J
                                                                Jimi

                                                                Pavaresisht se thone, qe kur te qi kadiu, nuk ke me ke e ben davane, por thone edhe kete, qe gozhda del me gozhde.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. H
                                                                  Hamdija

                                                                  Idiot i pa stabilizuar, që të ka mbetur gozhda në maj të Kokës.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                2. b
                                                                  bashkimi

                                                                  Nje pergjigje sic duhet! I lumte!

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje