
Një person është vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur, përfshirë katër fëmijë, nga një sulm i fundit rus me raketa në qytetin-port ukrainas të Odesës. Një katedrale ortodokse u dëmtua rëndë nga sulmi ushtarak rus i natës. Katedralja Spaso-Preobrazhenskyi është ndërtesa më e madhe në Odesa.
“Ikona e Kasperovit e Nënës së Zotit, mbrojtëse e Odesës, është nxjerrë përfund rrënojave”, ka thënë administrata ushtarake e Odesës në një postim në Telegram.
“Raketa kundër qyteteve paqësore, kundër ndërtesave të banimit, kundër një katedraleje… Nuk mund të ketë arsyetim për ligësinë ruse. Si gjithmonë, kjo ligësi do të humbë. Dhe, padyshim se do të ketë hakmarrje ndaj terroristëve rusë për Odesën. Ata do ta ndiejnë këtë hakmarrje”, është shprehur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke dënuar sulmin.
Komanda Operative Jugore e Ukrainës ka thënë se Odesa është goditur me pesë lloje raketash, përfshirë raketa Onyx me precizicion të lartë, raketa Kalibr dhe raketa balistike Iskander.
Ushtria e Rusisë ka kryer sulme ndaj Odesës dhe objekteve të magazinimit të drithrave gjatë kësaj jave pasi Kremlini u tërhoq nga marrëveshja grurit që lejonte kalimin e sigurt të anijeve transportuese me drithëra ukrainase. Moska është zotuar se anjijet që kalojnë nga portete ukrainase do të kthehen në objektiva ushtarakë.
Sulmi i fundit ndodhi vetëm disa orë para takimt ndërmjet presidentit rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësit bjellorus, Aleksander Lukashenko. Presidenti rus, Vladimir Putin tha se kundërofensiva e Ukrainës “ka dështuar” ndërsa priti liderin bjellorus.
“Nuk ka kundërsulm, ka dështuar” u shpreh Putin. Me shaka, Lukashenko u shpreh se luftëtarët e grupit mercenar rus Wagner, po trajnojnë ushtrinë e Bjellorusisë, dhe po kërkojnë të kalojnë përtej kufirit në Poloninë anëtare të NATO-s.
Polonia ka vendosur trupa shtesë drejt kufirit me Bjellorusinë në përgjigje të mbërritjes së forcave Wagner që u zhvendosën atje pas një rebelimi jetëshkurtër në Rusi muajin e kaluar.
Eshte "fake news" raketat e vjetra ruse nuk arrijne ne objektiv, ato rrezohen ne ajer pa kryer misionin, kjo fale mbrojtjes ukrainase qe nuk le nje mize te kaloj. Me keto lajme e keni u-shqyer miletin deri me sot, kunder ofensiva e ushtrise se Zelenskit ne bashkepunim me NATO-n kane rimare mijera km2 toke pushtuesve ruse. Ky eshte lajm i para nje viti.......