Shabana Mahmood ka mbrojtur planin për t’u dhënë familjeve të azilkërkuesve të refuzuar deri në 40000 paund për t’i inkurajuar të largohen nga Mbretëria e Bashkuar. Ministrja e Brendshme tha se pagesa më e madhe për ata që pranojnë të largohen nga vendi brenda shtatë ditëve “do të funksionojë”. Ajo gjithashtu përmendi suksesin e Danimarkës, ku sipas saj 95% e njerëzve kanë pranuar oferta të ngjashme për t’u larguar.
Planet nisin sot me një projekt pilot që përfshin 150 familje. Mahmood tha se kritikat nga Reform UK dhe Green Party of England and Wales janë “të dyja të gabuara”. “Ata janë njerëz që nuk kanë arritur të marrin azil. Njerëzit presin që ne të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i inkurajuar të largohen,” tha ajo.
Ajo shtoi se nëse personat nuk pranojnë ofertën financiare, atëherë do të përballen me dëbim të detyruar.
Megjithatë, politika ka marrë tashmë kritika të forta. Zëvendësministri i brendshëm në hije i Reform UK, Zia Yusuf, tha se Labour Party po e bën “hyrjen e paligjshme në Britani edhe më fitimprurëse”. Ai shtoi: “Pra, Laburistët shkuan në Danimarkë, kuptuan se emigrantët e paligjshëm kanë nevojë për një pengesë për t’i ndaluar të vijnë këtu”.
Dhe pastaj njoftojnë se ata që vijnë ilegalisht tani do të fitojnë 40,000 paund.” Ndërkohë, Partia e Gjelbër ka akuzuar Laburistët se po i bëjnë emigrantët “koka turku” dhe tha se qasja e Mahmood është e gabuar.
Një zëdhënës i partisë tha: “Green Party of England and Wales e njeh kontributin e madh që emigrantët dhe refugjatët japin për shoqërinë britanike dhe ne duam politika që i trajtojnë të gjithë me dinjitet, jo politika që i trajtojnë ashpër për përfitime politike”.
Ministrja e Brendshme po e paraqet qëllimisht gabim politikën e Partisë së Gjelbër dhe po e redukton atë në slogane politike. Fitorja jonë në Gorton and Denton tregoi se publiku nuk mashtrohet nga përpjekjet e Laburistëve për të ndjekur Reform UK duke fajësuar emigrantët për problemet me të cilat përballen njerëzit në këtë vend”.
KJO E KA PER VETEN E SAJ OFERTEN!! SHABANA MAHMUT HA NJE MUT
Nje esmere propozon te largoje emigrantet esmere. Me kete fytyre nuk qendron dot me ne pushtet Qeveria Laburiste.
Cfare jane emigrante jo ligjor, pra qe qendrojne pa leje duhet qe shteti ti deboje pa shperblim fare. Ndoshta duke i paguar/mundesuar rrugen e kthimit andej nga erdhen. Europa perendimore eshte bere si kazan me plehra qe kundermojne nga dyndjet e emigranteve klandestine. Kjo duhet te marre fund njehere e pergjithmone. Te marrin shembull nga gomari i Amerikes qe kete pune po e ben me se mire. E vetmja gje e hajrit!
A ka ndonje ne qeverine britanike qe nuk eshte musliman? Grua me emrin Shahan?