Në Francë pas më pak se tre muaj në pushtet bie qeveria e qendrës së djathtë nën kryeministrin Barnier. Ngërçi politik që rrezikon Francën mund të ketë pasoja edhe për Europën.
Me votën e mosbesimit opozita në Francë rrëzoi qeverinë e qendrës së djathtë të kryeministrit Michel Barnier. Nacionalistët e djathtë rreth Marine Le Pen dhe kampi i majtë votuan bashkarisht kundër qeverisë, e cila nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave në Asamblenë Parlamentare. Gjithsej 331 nga 577 deputetë nuk i dhanë votëbesimin qeverisë. Barnier duhet të paraqesë dorëheqjen tek presidenti Emmanuel Macron.
Si do të vazhdojë më tej pas votës së mosbesimit?
Në vend është krijuar një situatë ngërçi, pasi rënia e qeverisë e zhyt Francën në një krizë të thellë politike. Zgjedhjet e reja parlamentare mund të zhvillohen në verë 2025. Raportet e forcave politike mbeten të pandryshuara gjë që krijon ngërç. As kampi i majtë, që fitoi zgjedhjet parlamentare sivjet në verë, as forcat e qendrës të Macron dhe as nacionalistët e djathtë të Marine Le Pen me aleatët e vet nuk kanë shumicë të mjaftueshme për të qeverisur. Krijimi i qeverisë sërish do të jetë i vështirë. Ka pak gjasë që në fund të mjaftojë për më shumë se sa një qeveri pakice.
Macron nën presion
Pas Gjermanisë edhe shtylla e dytë e motorit të rëndësishëm gjermano-francez në Europë rrezikon të bjerë përkohësisht në ngërç politik dhe asaj do t'i duhet të merret kryesisht me problemet e veta të politikës së brendshme. Mandati i Macron nuk cënohet nga vota e mosbesimit. Si president ai emëron kryeministrin. Pas zgjedhjeve presidenciale ai u angazhua fuqishëm për krijimin e qeverisë dhe tani do t'i duhet sërish të merret me këtë çështje. Por rënia e qeverisë e dëmton edhe atë vet.
Kreu i shtetit e emëroi Barnier kryeministër pas konsultimeve të gjata, forcat e tij të qendrës bashkëqeverisin. Opozita mund të përpiqet tani, që për shkak të raporteve të ndërlikuara politike të nxisë zgjedhje të parakohshme presidenciale. Deri tani Macron e ka refuzuar vazhdimisht këtë. Mandati i tij përfundon më 2027.
Përse Franca ndodhet në krizë politike?
Shkas për krizën politike u bë grindja për buxhetin.Franca ka një kuotë të lartë borxhesh të reja, të cilat Barnier synonte t'i vinte nën kontroll. Projektbuxheti i tij parashikonte, që deficiti buxhetor të ulej nga gjashtë përqind aktualisht në pesë përqind vitin e ardhshëm. Për këtë duhej të rriteshin taksat dhe të shkurtoheshin shpenzimet në volumin e gati 60 miliardë eurove. Të djathtët dhe të majtët kundërshtuan shkurtimet e planifikuara. Qeveria e Barnier do të hyjë në historinë e Francës si qeveria më jetëshkrutër.
Ne keto kohera moderne bashkohen extremet komunistet dhe fashistet dhe rrezojne qeverine, dhe ku kjo - ne France! Kjo deshmon se sa ka degjeneruar politika dhe njeriu ne sistemet demokratike, sistem ky qe shpejt mund te deklarohet teresisht i dekompozuar. Ja dhuroi Zoti Njeriut Demokracine, por Njeriu nuk ka arritur akoma nje stad zhvillimi te tille historik qe mund te jetoje gjate me shekuj ne Demokraci. Keshtu qe duket se Zoti ka vendosur ta organizoje turmen apo kopene Njeri te jetoje he-per-he ne nje tjeter Rend Shoqeror, derisa Njeriu te "piqet" per te mundur te jetoje ne Demokraci. Krishti, i derguari Zotit ne Toke, ka propozuar se Njeriu mund te kaloje me paqe ne Rendin e ri Shoqeror qe do te ngjaje si rendi i sotem ekonomiko-shoqeror Kinez me disa elemente te atij Indian te kohes se Modit. Lutemi Zotit te vendose deri ne vitin 2040 nese e mbeshtet propozimin e Krishtit. Deri atehere Njeriu te ben si te ben, por mos vazhdoje ne rrugen e vete-shkaterimit sic ka bere shekullin e fundit me ngrohjen globale.
Na e gjete ti zgjidhjen tek Krishti. Nuk ja dhuroi Zoti demokracine njeriut o fshatar trushpelare, por e beri vete njeriu duke mesuar nga historia e vet. Ke degjuar ndonjehere per Revolucionin Francez qe ndryshoi boten dhe hodhi themelet per demokracine moderne?
Gjera qe ndodhin edhe ne nje demokraci te vjeter dhe te pjekur disa shekullore si Franca, qe mbahet si bastioni i te drejtave te njeriut. Po jetojme ne kohera te pasigurta. Ne Amerike tani eshte bere zakon te thuhet qe na vodhen votat kur humbet presidenti zgjedhjet. Ne Gjermani u permbys qeveria e kancelarit. Ne Kore te Jugut sapo ndodhi nje grusht shteti ushtarak. Ne Kanada po iken qeveria perlesh. Kemi lufte ne Lindjen e Mesme ne Gaza, ne Ukraine. Kercenime per lufte berthamore nga Putana e Rusise. Perendimi i civilizuar po jeton kohe te pasigurta.
Drame ne France. Do e zgjidhin me shampanje dhe escargot.