Orbán në prag rënieje? 

11 Prill 2026, 19:10Bota TEMA
Orbán në prag rënieje? 

Orë vendimtare për Viktor Orbánin, kryeministri hungarez synon mandatin e pestë radhazi në zgjedhjet e kësaj të diele, por për herë të parë në 16 vite, pushteti i tij rrezikohet seriozisht nga lideri i opozitës, Péter Magyar. Sondazhet tradicionale e nxjerrin Magyarin me të paktën 8% avantazh.

Ende më pesimist është parashikimi i platformës së basteve online “Polymarket”, që parashikoi me saktësi fitoren e Donald Trumpit, e cila tregon se 73% e pjesëmarrësve besojnë në fitoren e opozitës pro-europiane, kundrejt vetëm 28% që besojnë te qëndrimi i Orbánit në detyrë.

Përballë këtyre shifrave, Orbán po luan të gjitha kartat. Mbështetja më e fundit i erdhi nga Donald Trump, i cili përmes rrjetit “Truth” u bëri thirrje hungarezëve të votojnë “mikun e tij”. Këtë javë në Budapest ishte edhe zëvendëspresidenti amerikan James David Vance, ndërsa mbështetje i dha edhe kryeministri populist i Çekisë, Andrej Babiš.

Në një përpjekje të fundit, Orbán ka kaluar në sulm duke akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës se po komplotojnë me opozitën për ta rrëzuar nga pushteti. Largimi i tij mund të shënojë rrëzimin e një prej bastioneve të fundit pro-Moskës në BE dhe një shtysë të re për unifikimin e zërave në vendimmarrjen e unionit, veçanërisht për luftën në Ukrainë.

5 Komente

  1. s
    ss

    Eshte e cuditshme sesi njeriu nuk ngopet kurre. Rasti i Orban ne Hungari apo i Rames ne Shqiperi e vertetojne kete. Edhe po te bejne njnje mal me para sa Himalajet prap nuk do te ngopen dhe do kerkojne qe te jene perseri ne pushtet.

    Përgjigjjuni
    1. g
      ganiu

      Mo na harro Sali Berishën. Hë të kam rixha.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tyn

      Mbase ikin me radhe autokratet e fundit, orban, vucic, rama etj. Kane zhvatur popujt e tyre

      Përgjigjjuni
      1. g
        ganiu

        Dhe Erdogan, Putana ruse, Xi-ja i Kinës, e një hale me mut në gjithë botën. Përmendi se ju mbetet hatri pastaj.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1997

          Tun Tyn shpeton vetem Salyn!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje