Paketë kolosale ndihme e BE: 18 miliardë euro për Ukrainën

3 Shkurt 2023, 18:20Bota TEMA

Paketë kolosale ndihme e BE: 18 miliardë euro për Ukrainën

Për herë të parë Bashkimi Europian, mbajti një samit në një vend lufte. Sirenat e alarmit, që kumbuan dy herë, u kujdesën që t’ia rikujtonin këtë. Liderët e BE-së u mblodhën në Kiev për të diskutuar me zyrtarët atje lidhur me procesin e anëtarësimit të Ukrainës.

Pas dhënies së statusit të vendit kandidat, presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi që negociatat e pranimit të nisin brenda këtij viti. Megjithatë, shpresa për një rrugë të shkurtër anëtarësimi, u shua shpejt, pavarësisht vlerësimeve të mëdha për zbatimin e reformave në këtë periudhë lufte.

“Nuk ka një afat kohor të caktuar, por ka synime dhe reforma që duhen përmbushur. Për shembull, duhet përmirësuar situate në një vend kandidat dhe më pas duhet të nisin negociatat e anëtarësimit dhe në fund të ndodhë aderimi”, tha Ursula, presidente e Komisionit Europian.

“E ardhmja e Ukrainës është brenda Bashkimit Europian. Ukrainasit dhe ju keni bërë një zgjedhje të qartë për liri, demokraci dhe sundim të ligjit”, tha Charles Michel, presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian.

Në diskutim edhe paketa e dhjetë e sanksioneve të BE-së, si dhe dobësimi i Rusisë, jo vetëm në rrafshin ekonomik.

“Paketa e 10 e sanksioneve është rrugës. Do ta kemi përpara 24 shkurtit dhe ka një volum rreth 10 miliardë euro”, tha Von der Leyen.

“Jemi shumë të interesuar të sigurohemi që Rusia të mos ketë asnjë shans që të rigjenerojë kapacitetet e saj ushtarake. Sanksionet e kanë ngadalësuar këtë proces. Prandaj është e rëndësishme që të garantojmë se ata nuk do të gjejnë mënyra për të anashkaluar sanksionet, gjë të cilën e bëjnë falë vendeve të tjera”, u shpreh Zelensky. 

Liderët europianë premtuan që ndihma financiare për Ukrainën gjatë vitit 2023 do të jetë 18 miliardë euro. Ndërkohë, Gjermania aprovoi dhe dërgimin e 88 tankeve “Leopard 1” për në Kiev, pasi pranoi dhe furnizimin me “Leopard 2”.

5 Komente

  1. g
    greg

    rusia po i afrohet kievit keta ala te ura

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      Mos u bej xheloz, o muzhik qe ha vetem laker ruse.

      Përgjigjjuni
    2. z
      zhvejku

      Po tallin menderen me ukrainen bijet e kurves plak si tallen me ne, keshtu ne than edhe neve ketu e 32 vite me pare, me sa duket do futemi kur te prishet europa.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gaz

        Te shesesh mbeturina dhe ti quash ndihme!! Kulmi i maskarallekut

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alban

          Qeveria Ukraines eshte nder qeverite me te korruptuara te botes. Para pak ditesh doli ne media se si nje nga ministrat kishte vjedhur fondin e gjeneratoreve . I cili do te nevojitej per qytetaret e Ukraines te paiseshin me gjeneratore per ti perdorur per energji elektrike. Si ka mundesi qe kjo qeveri hajdute po merr miliarda nga bota. Nderkohe qe i premtohet dhe hyrje sa me e shpejte ne BE. Nderkohe qe BE na ben moral ne shqiptareve per korrupsion

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje