Papa Françesku është shfaqur për herë të parë në publik që nga 14 shkurti kur u shtrua në spital nga probleme me mushkëritë.
Ati i shenjtë ka përshëndet turmën e njerëzve nga dritarja e një spitali në Romë për herë të parë në mbi 1 muaj.
Papa 88-vjeçar do të ketë nevojë për të paktën dy muaj pushim në Vatikan, thonë mjekët që e trajtojnë atë.
Gjatë pesë javëve të fundit, ai paraqiti “dy episode shumë kritike” ku “jeta e tij ishte në rrezik”, tha dr Sergio Alfieri, një nga mjekët që trajtonte Papën.
Papa Françesku nuk u intubua kurrë dhe mbeti gjithmonë vigjilent dhe i orientuar, tha Dr Alfieri. Papa nuk është shëruar plotësisht, por nuk ka më pneumoni dhe tani është në një gjendje të qëndrueshme, sipas mjekëve të tij.
“Sot jemi të lumtur të themi se nesër ai do të jetë në shtëpi”, u tha Dr Alfieri gazetarëve të shtunën.
Lini një Përgjigje