Papa Françesku thirrje liderërve botërorë: Ju lutem mos e çoni njerëzimin në shkatërrim

5 Qershor 2022, 15:48Bota TEMA

Papa Françesku thirrje liderërve botërorë: Ju lutem mos e

Papa Françesku i ka bërë thirrje liderëve botërorë për të kërkuar një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ndërsa furia e vdekjes dhe shkatërrimit vazhdojnë, duke nxitur një përshkallëzim që është gjithnjë e më i rrezikshëm për të gjithë, unë rinovoj një apel drejtuar udhëheqësve kombëtarë: Ju lutemi, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim, mos e çoni njerëzimin në rrënim”, tha Papa pas lutjes së tij në sheshin e Shën Pjetrit.

“Të kryhen negociata reale, bisedime konkrete për një armëpushim dhe për një zgjidhje të qëndrueshme. Dëgjojeni thirrjen e dëshpëruar të njerëzve që po vuajnë, e shohim çdo ditë në media, respektoni jetën njerëzore, ndaloni shkatërrimin makabër të qyteteve dhe fshatrave. kudo”, tha Papa Françesku në thirrjen e tij ndaj liderëve botërorë.

1 Komente

  1. f
    fetari

    Pse u lutesh re Pape,bisedo me yotin dhe qijua nenat,ose rruaji topet

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje