Gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung dhe televizionet publike WDR dhe NDR kanë njoftuar sot se ushtria gjermane (Bundeswehr) dhe shërbimi sekret BND i kanë bërë një vlerësim të ri gjendjes së sigurisë në Europë.
Ky vlerësim aktualisht po qarkullon në qarqet e sigurisë në Berlin, shkruan Süddeutsche Zeitung.
Në raportin e tyre më të ri, analistët skicojnë një tablo të zymtë në lidhje me ambiciet e Moskës.
Rusia e sheh veten në një konflikt sistemesh me Perëndimin dhe është e gatshme të realizojë synimet e saj imperialiste me forcë ushtarake – edhe përtej Ukrainës.
Edhe pse aktualisht nuk ka shenja të një "konfrontimi të afërt të Rusisë me NATO-n", thuhet në dokument, Rusia ka të ngjarë të krijojë deri në fund të dekadës të gjitha parakushtet për të zhvilluar një "luftë konvencionale të shkallës së gjerë".
Lufta që ka zgjatur për më shumë se tre vjet në Ukrainë nuk po i dobëson forcat ruse.
Pavarësisht sanksioneve, Rusia është në gjendje të përgatitet ushtarakisht në atë mënyrë që së shpejti të mund të sulmojë një shtet të NATO-s.
Kremlini mund të kompensojë jo vetëm humbjet e mëdha në personel dhe materiale në Ukrainë, por madje edhe të avancojë më tej armatosjen.
Sipas vlerësimit të situatës, ekonomia e luftës po prodhon më shumë se çfarë është e nevojshme për luftën kundër Ukrainës.
Për më tepër, Vladimir Putin ka urdhëruar që forcat e tij të armatosura të rriten deri në vitin 2026 në deri në 1,5 milionë ushtarë, raporton Süddeutsche Zeitung duke u bazuar në dokumentin e ushtrisë dhe shërbimit sekret gjerman.
Më tutje gazeta shkruan se presidenti i BND-së, Bruno Kahl, paralajmëroi që në nëntorin e kaluar se agjencia e tij e shihte si një rrezik realist sulmin e mundshëm të Rusisë ndaj një shteti të NATO-s brenda pak vitesh.
Sipas Kahl, ushtarakë të lartë në Moskë dyshojnë nëse NATO-ja do të qëndronte e bashkuar në rast të një sulmi nga Rusia.
Kështu, sipas Kahl, rreziku që Rusia ta testojë këtë skenar, për shembull me një sulm të kufizuar në vendet baltike, po rritet. (E.Robelli)
Po eshte e vertet Rusia do e sulmoj Gjermanin,por po pret sa te forcohet pak Gjermani qe mos thon ne nuk ishim pergatitur.
hahahaha jane debila, tallen me debilat dhe justifikojne investimet ne industrine e luftes
Trump po i kerkon Putinit nje aleance ushtarake mes tyre. Por Putin nuk ja ploteson kete qejf bjondit sepse eshte ne pak strategjik ushtarak me Kinen. Kete fakt e di gjithe Bota, pervec te madhit Trump.
Rusia ka tre vjet qe nuk ja del dot Ukraines lere me te rrezikoje Evropen! E githe kjo retorike e shteteve kryesore te BE eshte nje qendrim kunder Amerikes qe i ka shternguar te çojne ne 5% te buxhetit per Naton.dhe pasojat e kesaj gare absurde do ti ndjejne gjithe popujt qe edhe vetem mbeshtetja qe ju dha Ukraines dhe embargua qe i vune Rusise u shoqerua me nje rritje te madhe te çmimeve dhe stanjacion te ekonomise se vendeve te BE.
Jam shume i lumtur se tani edhe Usa edhe Eu po ballafaqohen me nje politik tipike sllave qe ne shqiptaret e kemi mbi supe qe 100 vite
Tjetri qan se ju dogj vila ky qan për halen!
Ça ka këtu për të.qenë i lumtur?!
Sherbimet sekrete evropiane e as ato të NATO-s nuk kanë vlerësuar kurr drejt forcën dhe ekonomin ushtarake ruse.Kanë harruar se Luftën e Dytë Botërore e ka fituar kryesisht Rusia,se po Rusia e ka fituar luftën në Vietnam,Kamboxhë dhe se kur ka pas dëshirë ka okupuar vendet e huaja:më 1953 Hungarinë,1968 Çekosllovakia,pastaj Avganistanin,Sirinë e kështu deri të Ukraina.Përendimoret nuk kanë strategji ushtarake dhe shumë shtete kanë ekonominë e lidhur me Rusinë,posaçërisht Gjermania.Është përrallë e vjetër e thëna se ndaj Rusisë kanë venë sanksione.Tërë Gjermania por edhe përendimi tjetër furnizohet me gazin e naftën ruse,miljarda e miljarda në muaj.Gjermania blen lëndët e para për industrinë kryesidht nga Rusia dhe prodhimet e gatime i shet në Rusi ose vendet ish komuniste pro ruse.Nga kjo luftë me Ukrainën Rusia do dali 100%më e fort dhe më e pasur këtë e ka kuptuar Tramp andaj mundohet të tërhiqet nga bataku që është futur Amerika dhe që e ka fut Ukrainën të cilën tani po e tradhton siq i ka tradhtuar shumë popuj në botë.

Rusia vend i mbaruar. Lufta do para jo ham ham. 3 vjet po i hane karin Zlenskit te qifsha ruset
hahahaha qesharak deshtak barkderr.
Sllavet ne lufte me njeri gjetrin ... ate qe na bene ne per qindra vite . Shqiperia do behet madheshtore , por pa Salen e shoket e tij
Kur fillon operacioni "Barbarosa" që t'a dimë edhe ne? Rusia nuk ka asnjë nevojë të sulmojë askënd,nuk i nevojitet asgjë nga askush. Por,po e ngacmove bythën e mushkës me shkop,prite edhe shkelmin e saj në surrat....
Nji propagande prendimore per ti pasuruar Gjeneralet ne Evrope Rusia ka ra ne hall ne Ukraine dhe mos te flasim qe e ka luksin ose fuqine qe te sulmoj Evropen se doti ndodhi sikur Otomaneve ne vitin 1912-12 ne Ballkan frika e Rusise eshte ta mbroj federaten Ruse e vetmja qe e frikeson Evropen jane armet Atomike Ruse por keta arme e frikesojne edhe Rusine pra Ukraina doti rimare perseri teritoret e pushtuara sot a neser .
e ku ka sherbime sekrete europiane. Europianet pergjohen nga ruset dhe amerikanet. Ky eshte standarti. Gjermanet kane qejf te armatosen dhe te fillojne edhe njehere luften nga fillimi si dikur dhe bejne gjoja - do na sulmoje Rusi ... o bo bo , hajde te armtosemi me ca arme qe i kemi shpikur fshehurazi por nuk na lene qe ti prodhojme. Tani u doli shanci te fillojne edhe njehere armatimet dhe te behen gati per nje lufte te trete boterore. Ku u rri by... rehat Gjermaneve.