VIDEO: Sulm me thikë në qendër të Amsterdamit, 5 persona të plagosur

27 Mars 2025, 16:55Bota TEMA
VIDEO: Sulm me thikë në qendër të Amsterdamit, 5 persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qendër të Amsterdamit, në Holandë.

Një person i paidentifikuar ka sulmuar kalimtarët në sheshin “Dam” të Amsterdamit, duke plagosur të paktën pesë persona.

Autori është arrestuar nga autoritetet, ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i panjohur.

Video nga vendi i ngjarjes tregon një turmë njerëzish të mbledhur rreth zonës së rrethuar, ndërsa ambulancat, policia dhe një helikopter emergjence kanë shkuar në vendngjarje.

Lini një Përgjigje