Mbahet këtë të enjte samiti për paqen dhe sigurinë për Ukrainën në Pallatin Elysée në Paris. Ky takim i tretë, i quajtur nga Franca dhe Britania si 'koalicioni i vullnetit', ka mbledhur lider si kryeministrin britanik Keir Starmer, shefin e NATO-s Mark Rutte, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin polak Donald Tusk dhe të tjerë.
Diskutimet do të përqendrohen në mënyrën se si të forcohet Ukraina ushtarakisht për të penguar sulmet e ardhshme dhe si të monitorohen armëpushimet e kufizuara mbi objektivat detare dhe infrastrukturën energjetike, siç u diskutua në bisedimet e udhëhequra nga SHBA këtë javë në Arabinë Saudite.
Burimet nga Elysee thanë se presidenti francez u takua gjithashtu para fillimit të takimit me disa nga pjesëmarrësit: presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Ndërkohë, Moska ka sulmuar takimin. “Londra dhe Parisi vazhdojnë të përpilojnë plane për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, të maskuara si një lloj misioni paqeruajtës”, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cituar nga agjencia ruse Tass.
Presidenti francez Emmanuel Macron i ka telefonuar Donald Trump-it menjëherë para fillimit të samitit mbi paqen dhe sigurinë në Ukrainë, sipas burimeve nga Pallati Elize.
Po sipas këtyre burimeve, Macron ka biseduar shkurtimisht, para fillimit të punimeve, me disa nga pjesëmarrësit, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministrin britanik Keir Starmer dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Kryeministri britanik Keir Starmer ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se po bën “premtime boshe” për një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë, ndërsa merr pjesë në samitin e ashtuquajturës “koalicioni i të gatshmëve” në Paris.
“Ndryshe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Putin ka treguar se nuk është një palë serioze në këto bisedime për paqen. Ai luan me marrëveshjen për armëpushimin detar të arritur në Detin e Zi, pavarësisht pjesëmarrjes me mirëbesim të të gjitha palëve, ndërkohë që vazhdon të kryejë sulme shkatërruese ndaj popullit ukrainas,” ka shtuar Starmer.
Trump eshte shndruar ne servil i Rusise. Por putinit i duhet Evropa per aleate. Putin e prishi aleancen Evrope - ShBA perfundimisht. Se shpejti pritet nje marreveshje e madhe tregtare BE-Kine. Me pas Rusia do furnizoje si dikur Evropen me nafte e gaz. Turqia po afrohet ushtarakisht me Evropen. Rusia e Kina kane pushtuar Artikun dhe hapesiren.
Po ku kane kellqe keta te europes te luftojne me rusin!? Pa ameriken keta jane nula per lufte, franca s'po mbane dote ca shtete ne afrike, qe akoma luftojne me shigjeta!? Si duket kane vendosur ta dergojne ne front zhelen se burrat ukrainas i ç'farosen...!
foli kurva ruse...
Po pse e zgjaten kaq shume keta perversat e EU,lufta ka tre vjet qe ka filluar apo nuk e dinin.Shpresoj qe te çojne dhe familiaret e tyre ne front meqe nuk duan paqe.
U katandis Europa ta drejtoje ky qe ka gruan me te madhe se mamane.