Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e konfirmon: Katër ushtarët amerikanë të humbur në Lituani kanë vdekur

26 Mars 2025, 21:00Bota TEMA
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e konfirmon: Katër

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se katër ushtarët amerikanë që ishin raportuar të humbur në Lituani, janë konfirmuar të vdekur.

“Erdhi lajmi se rreth katër ushtarë amerikanë kanë vdekur në një incident në Lituani. Ky është lajm i hershëm, pra nuk i dimë detajet, por dihet që është një lajm i tmerrshëm, dhe mendimet e tona janë me familjet dhe të dashurit e tyre”, ka deklaruar Rutte, gjatë një ligjërimi në Shkollën Ekonomike të Varshavës, ka raportuar The Guadrian.

Zyra për punë publike e ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë në Wiesbaden të Gjermanisë, më herët në një deklaratë ka njoftuar se ushtarët kanë qenë duke bërë trajnim taktik gjatë asaj kohe.

“Skena e mundshme është identifikuar, dhe një operacion kërkim shpëtimi është duke u zhvilluar”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë së Lituanisë.

2 Komente

  1. l
    lexuesi

    Americanet tani duhet te jene me vigjilent sepse armiqte e saj jane shtuar me shume ne Europe...!!! Ne kete rast nqs nuk eshte ndonje aksident i zakonshem atehere kane filluar levizjet e ndonjerit prej atyre qe jane me te nervozuar nga americanet........

    Përgjigjjuni
    1. B
      Biku

      Ju qifsha NATON qe beni dhe si trima ju evropiane bythqima.Nuk e kuptoj se si Amerika ju mer seriozish akoma ju qe vetem te ankoheni dini.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje