Presidenti amerikan Donald Trump po forcon pretendimet e tij mbi Groenlandën, ndërsa zëvendësi i tij JD Vance përgatitet për një vizitë të minutës së fundit këtë javë në ishullin e ngrirë.
“Amerika duhet t’u bëjë të ditur atyre se na duhet Groenlanda për sigurinë dhe mbrojtjen ndërkombëtare. Na duhet. Duhet ta kemi”, tha Trump në një intervistë me Vince Coglianese të mërkurën.
“Është një ishull që, nga një këndvështrim mbrojtës dhe madje edhe sulmues, është diçka që na nevojitet… Kur shikon anijet që kalojnë pranë brigjeve të tyre me qindra, është një vend i ngarkuar”, shpjegoi presidenti amerikan më tutje.
Trump ka hedhur idenë e blerjes së Groenlandës që nga mandati i tij i parë, por është përqendruar më shumë tek ajo gjatë administratës së tij të dytë.
Nëse Shtetet e Bashkuara marrin kontrollin mbi këtë territor autonom danez, do të fitojnë akses në korridore kyçe të transportit dhe burime të pashfrytëzuara të mineraleve të rralla dhe energjisë, të cilat mund të ndryshojnë strukturën e tregtisë globale.
Presidenti i tha Coglianese se nuk ishte i sigurt nëse banorët e Groenlandës ishin gati të bëheshin qytetarë të Shteteve të Bashkuara.
“Por mendoj se duhet ta bëjmë dhe t’i bindim ata, sepse duhet ta kemi atë tokë. Nuk është e mundur të mbrohet siç duhet një pjesë e madhe e kësaj bote – jo vetëm SHBA-ja – pa të. Pra, duhet ta kemi, dhe mendoj se do ta kemi”, deklaroi më tej Trump.
Deklarata vjen në një kohë kur zyrtarët e lartë të administratës Trump planifikojnë një vizitë në ishull. Zonja e dytë, Usha Vance, dhe zyrtarë të tjerë të lartë ishin planifikuar fillimisht të shkonin në Groenlandë për një garë me sajë qensh – një vizitë që kryeministrja daneze Mette Frederiksen e quajti “presion të papranueshëm” ndaj Groenlandës për të dorëzuar territorin e saj tek SHBA-ja.
“Kjo nuk është një vizitë që ka të bëjë me atë që Groenlanda ka nevojë apo dëshiron. Është një presion i papranueshëm që po i bëhet Groenlandës dhe Danimarkës në këtë situatë. Dhe është një presion të cilin do ta kundërshtojmë”, tha Frederiksen të hënën.
Ndërkohë, JD Vance tha të martën se do t’i bashkohej në udhëtim bashkëshortes dhe të tjerëve – duke vizituar një bazë ushtarake në vend të garës, e duke u bërë në këtë mënyrë zyrtari më i lartë amerikan që bën një vizitë në ishull, ndërkohë që në fillim të vitit djali i madh i Trump shkoi aty.
Zyrtarët danezë e mirëpritën me kujdes itinerarin, pavarësisht rëndësisë shtesë që prania e vetë Vance i jep vizitës.
“Mendoj se është një vendim shumë më i mençur të vizitohet baza ushtarake sesa të ndërhyhet në atë që po ndodh në politikën groenlandeze, në një situatë ku nuk është formuar ende qeveria”, tha ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen.
Kolonialist i shekullit te 21. Cfare bajge!
Pse ajo kryeministrja e Danimarkës jo kshu??? Kur i ben Trampi presion per te blere Groenlanden per arsye sigurie qenka kolonializem kurse kur vendi i saj shantazhon Kosovën per ti blere burgjet per ti perdorur per "sigurine e vet" spaska problem... Prit se do ti bjere edhe deres tende ajo zonja per ca qendra refugjatesh...po ndryshe nga Trampi do ta beje fshehtas edhe ti sdo marresh vesh asgje...
merr cfare te te doje ajo zemer e bardhe, e gjithe bota, i gjithe planeti eshte i joti, aty ku do te jete kemba e jote do te kete vetem miresi dhe mireqenje, ishulli i groenlandes ka nje rendesi strategjike per vendin tone dhe duhet te inkuadrohet nen juridiksionin e vendit tone, vazhdo princi i yne, te gjithe na ke nga pas!! Make America Great, je bekimi i yne,je POTUS-i i yne
Je bere i neveritshem o diplomat leshi.
Nuk besoj se je personi i vertete. Nese vertet kjo nuk eshte nje shaka ne emer te ketij personi, atehere personazhi qeka per psiqiatri. Doktor Dimci nuk eshte me, por besoj se do te kete lene ndonje mjek qe e ka pasuar.
Gomerë dhe idjotë ka sa të duash në këtë botë, por gomar dhe idiot 24 karat si ty o Muc Xhepa nuk kisha dëgjuar! Je Diplomat muti, dhe prozator për kakërdhitë e dhive! Një idiot i vërtetë noterik!
Jepi Muc, pa ty nuk mund te fitoje Trump gjeniu.
Si mundesh te blej groeslande ky president amerikan groeslanda nuk eshte ishull apo ndonjë bagëti groeslanda ka nje territori toke me bashkuar gjithë shtetet evropiane dhe Ballkani groeslanda posedon nje hapësirë territorit toke me strehuar gati 1 miliardë njerëz groeslanda nuk është lope apo dele me ble 2000euro ???????? donald trump eshte person budalla ai po tenton ta izoloje Amerike dhe do largohet nga europa sepse janë koke e kembe me putini trump e putini me qene si gjermani Franca Anglia hyj ushtarakisht bombardoj Rusinë mos frikësohet fare europa as NATO sepse jemi 800 milion banore gjithë europa dhe Ballkan Rusia eshte 140milion banore gjithsej sa gjithë trevat 27 vend europa dhe Ballkan posedon Rusia dhe nuk eshte shtet fort Rusia e ka bombarduar vet gjermani tek pulle kur plasi lufta dytë botërore vite 1949
Te henger mortja tyMuc Xhepa dhe trampin , atje ku shkel kemba e tij vetem hi u befte .Kush je ti more koke qepe .Cfar te duket vetja sot je po nese nuk je .Ngrehuni o popuj tja tregojme vendin keti operatori.
Ec përpara Hitleri II, bota jotja është. Ke nevojë për hapësira jetike! Mos të duhet gjë Kina, Rusia, Brazili, a India? Vetëm vur gishtin.