Një incident mes politikanit Romano Prodi dhe gazetares së Quarta Repubblica, Lavinia Orefici është bërë viral në Itali.
Të shtunën, gazetarja i kërkoi ish-Presidentit të Komisionit Evropian një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private. Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë në La7, duket kur politikani i tërheq flokët gazetares.
Lavinia Orefici tha se u ndje e poshtëruar si gazetare dhe si grua nga gjesti i papërshtatshëm.
“Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.
Vetë Prodi, deklaroi se kontakti ishte i rastësishëm dhe pa asnjë qëllim ofendues.
Kjo video ka shkaktuar debat në vendin fqinj, ku veprimi i Prodit është kritikuar gjerësisht.
Cfare lajm leshit, ai duket qe flet per nje ligj qe ne kohen e fashizmit, ndersa ajo e provokon me pyetje per periudhen kur Prodi ka qene Kryetar i... Vari lesht, ai duket qe per ta ofenduar i terheq verjejtien nje kalamani te llastuar.... pra nje pensionist "matuf" me nje kalama shkolle.
Sa te shpejt jeni me keto etikime per njerzit!? Prodi "pensionist matuf"!!?? Matuf mund te jesh ti or Jari-Kari, por jame shume i bindur se edhe ne kete mosh inteligjenca jote nuk i vjen as tek thonjt e kembes Prodit. Sa per videon dhe lajmin sensacional, Prodi foli shume qart dhe vetem sa i preku floket gazetares, qe po perpiqej t'a implikonte per fjale qe ai nuk i kishte zen me goje...
Nuk e di, por edhe t'ja kishte futur me shpullë unë do e justifikoja. Natyrisht, nuk kam aspak të drejtë me këtë që them, por nuk di, për Romano Prodi unë kam një respekt të veçantë. Me atë vizitë që ai bëri në Gjirokastër në mënxyrën tonë të vitit 1997, për t'u thënë grekëve, që nëse do të guxonin të merrnin një agresion për pushtimin e Shqipërisë jugore, Italia nuk do qëndronte aspak indiferente, këtij burri dhe jo të atit të Micotaqis siç bëri Rama, i duhej ngritur për së gjalli një bust. Vetëm gazeta Tema, një shërbëtore e zellshme e politikës greke, gjen kohën dhe jep një lajm kaq periferik ku për synim ka diskreditimin e këtij burri shteti të madh.
Keto gazetare vetem gazetar nuk jan
Si veprim është i gabuar sepse Prodi është një politikan i një niveli shumë të lartë dhe këto lloj veprimesh bien në sy për keq por këto janë lajme pa lidhje, nuk u bë ndonjë hata, vetëm sa ia preku pak flokët, kurse këta e nxjerrin sikur ia shkuli, e bëjnë tragjike. U mbars mali e polli një mi.
Veprimi i Prodit i pa kustifikuar. Veprim prej nje plaku inatci, grindavec.
Me kujton "kokeministrin" tone, vite me pare, qe e kapi per veshi nje person. Gjithashtu, po ky "koke" dergoi per "riedukim" dy gazetare.