JD Vance dhe anëtarë të tjerë të kabinetit Trump do të vizitojnë Groenlandën, kryeministrja daneze reagon ashpër: Presion i papranueshëm!

26 Mars 2025, 11:51Bota TEMA
JD Vance dhe anëtarë të tjerë të kabinetit Trump do

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, akuzon SHBA-në për presionin që I ka bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë koment, Frederiksen e bëri para vizitës së disa anëtarëve të administratës Trump në ishull.

Është e qartë se nuk është një vizitë që ka të bëjë me atë që ka nevojë Groenlanda ose çfarë dëshiron Grenlanda nga një vizitë. Është një presion krejtësisht i papranueshëm ndaj Groenlandës, politikanëve dhe popullsisë së vendit, por është gjithashtu ndaj Danimarkës”, tha ajo.

Udhëheqësja daneze hodhi poshtë gjithashtu idenë që udhëtimi do të jetë një vizitë private. “Nuk mund të bëni vizitë private me përfaqësues zyrtarë nga një vend tjetër”, shtoi ajo.

Më vonë, vetëm disa orë pas komenteve të saj, Shtëpia e Bardhë surprizoi sërish, kur zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, njoftoi se do të jetë bashkë me gruan e tij në këtë udhëtim.

Kopenhageni ruan kontrollin e sigurisë dhe politikës së jashtme në territorin autonom, i cili është ende pjesë e mbretërisë së Danimarkës. Ndëkrohë, Trump ka shprehur vazhdimisht dëshirën që SHBA të fitojë kontrollin mbi ishullin, për të cilin ai ka thënë se është vendimtar për sigurinë amerikane.

2 Komente

  1. T
    Trump trap

    Kjo kot kapardiset …Groenlanda ka mare fund , me mire ta marin amerikanet se sa ruset , se dikush do ta godase , ska as me te voglen mundesi te jet keshtu sic eshte …. Per mua personalisht zv presidenti eshte teper nagativ , eshte njeri i papergjegjeshem , idjot , fudull , megjitate duhet te zgjedhesh te keqen e vogel te mundeshme ….ku do te thote , me mire amerikanet se sa ruset , te pakten per ne shqipot …bile edhe per EU ne eshte 1000 here me mire te jete prania amerikane atje se sa te rethohet EU nga ariu polar ….mendimi im krejt personal , administratat amerikane mike ose jo me E U jane provizore , sot jane ata mbas 4 viteve vin te tjere , mos harojme e qe partneret tane jane amerikanet dhe jo ruset ….

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kopenhagen

      O bageti, Ne Groenlande ka nje baze te madhe ushtarake amerikane qe nga viti 1951. Ligji danez i jep te drejte USA te jete autonome ne ate baze, dhe nuk ka nevoje per miratim nga qeveria daneze, keshtu qe USA i ka duart e zgjidhura ne ate vend. Arsyeja e ‘dashurise’ amerikane per inuitet aty ka te beje vetem me pasurite e nentokes, dhe asgje tjeter. Kur nuk di, mos i bjer legenit kot.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje