Skandali me rrjedhjen e informacioneve të luftës, Waltz merr përgjegjësinë e plotë: Është e turpshme

26 Mars 2025, 09:39Bota TEMA
Skandali me rrjedhjen e informacioneve të luftës, Waltz merr

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare amerikane, Michael Waltz ka marrë përgjegjësinë për futjen e gazetari të “Atlantic” në bisedën e klasifikuar të Pentagonit në lidhje me sulmet Houthi.

Në një intervistë me Fox News, këshilltari i Donald Trump pranoi se ai "bëri një gabim" duke menduar se ishte "dikush tjetër", por gjithashtu nënkuptoi se Jeff Goldberg "arrinte disi të depërtonte në grupin Signal".

Waltz pretendon se e mori numrin e Goldberg me një emër tjetër "për shkak të një gabimi të stafit të tij", për të cilin "merr përgjegjësinë e plotë". Ai e quajti të turpshme rastin e bisedës konfidenciale të Pentagonit në të cilën redaktori i Atlantic u fut gabimisht.

"Është e turpshme. Por ne do ti shkojmë deri në fund. Ne kemi mendjet më të mira teknike ‘që po ekzaminojnë se si mund të ketë ndodhur kjo. Unë mund të them 100 përqind se unë nuk e njoh këtë djalë.

Unë e njoh atë për shkak të reputacionit të tij të tmerrshëm dhe ai është me të vërtetë llum i gazetarëve. Dhe e njoh atë në kuptimin që ai e urren presidentin, por unë nuk i dërgoj mesazhe atij.

Nuk ishte në telefonin tim dhe ne do ta kuptojmë si ndodhi", tha këshilltari i Donald Trump, Mike Waltz në lidhje me përfshirjen e gazetarit Jeff Goldberg në një bisedë të Signal.

Teksa pranoi gabimin Waltz, nënkuptoi se gazetari "ishte siguruar që të ishte aty" në bisedë.

"Unë marr përgjegjësinë e plotë. Kam krijuar grupin. Detyra ime është të sigurohem që gjithçka të jetë e koordinuar. Nuk dua të jem pedant këtu, por a keni pasur ndonjëherë një kontakt nga dikush që tregon emrin e tij dhe më pas ka numrin e dikujt tjetër?

Dukej si dikush tjetër. Tani, nëse ata e bënë atë qëllimisht ose ndodhi në ndonjë mënyrë tjetër teknike është diçka që ne po përpiqemi ta kuptojmë", theksoi ai.

Ndërkohë dje Donald Trump mbrojti këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare dhe tha: "Ai nuk ka pse të kërkojë falje. Ai po bën më të mirën”.

7 Komente

  1. P
    Pjeter

    Ky "Llumi i gazetareve" jua nxiu faqen, ju turperoi pare gjithe botes, o amatore te skotes budallaqe Trump!?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klimax

      Një grup gangsterësh kanë marrë në dorë fatet e botës!!! Këtu nuk flitet vetëm për metodën sa qesharake aq edhe të rrezikshme për sigurinë amerikane në komunikimin midis anëtarëve të grupit, të njerëzve më të afërt të administratës së presidentit Trump. Komunikimi midis tyre është i njëjtë me komunikim e një grupi adoleshentësh që përgatiten të kalojnë mbrëmjen në ndonjë klub nate. E tmerrshme kur zëvendës presidenti amerikan ndan opinionin e tij me grupin dhe deklaron se operacioni kundër rebelëve në Jemen nuk është në interes të Amerikës, por të Europës dhe unë urrej Europën!!! Harron ky Bulldog i Trump-it se ishin avionët britanik që furnizonin në ajër avionët amerikanë, se shumë anije të flotës luftarake të vendeve të NATO-s ndodhen pranë brigjeve të Jemenit për të siguruar një rrugë kalimi të sigurtë të transportit detar në Kanalin e Suezit. Harrojnë këta kaubojsa se vendet europiane ishin në çdo rast krah amerikanëve si aleatët më të besueshëm dhe mbështetësit më të mëdhenj të interesave amerikane në botë!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rorirota

        Ne kemi Berishën në Shqipëri që akoma s’ka kërkuar falje se ç’deshi Fazlliçi në mbledhjen e sigurisë kombëtare, as s’e përmënd si turp por si krenari. Ky i amerikanëve ishte gazetar, po Fazlliçi ç’ishte? Dini se ku bëhet? Dhe do pushtet Berisha, pika njeriut më të paskrupullt që ka njohur Shqipëria në shekuj.

        Përgjigjjuni
        1. m
          maksut

          po dhe gazetar shkerdhat qe vrap publikon te dhenat, tamam patriot nga keta bythqirat

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni

            Gazetaret o shoku ate pun kan ….nuk te falin asnje moment , *ti * be tenden dhe ata te tyren ….keshtu eshte ndertuar gazetaria e mirfillte ne vendet perendimore ….censura dhe kontrolli i tyre i perket te tjera sistemeve ….ruse , turke dhe pse jo dhe shqiptare ….aty eshte gjith thelbi i lamit , te mesojne ata me cdo kusht dhe menyre , qelloj qe ky dybeku i Trumpit ua dha gratis , cdo bejne ATA ?? Do ti thone : ore pallosh , ke bere gabim ketu shife dhe njehere ….ska te tilla andej o mik …, bere gabimin mer pergjegjesine ….vec konsulenti i Trumpit qendroj ne lartesine e duhur ku askush nuk e thote …pranoj cdo gje me sinqeritet…keshtu duhet te jesh sot , bere gabimin …e pranon pa nje e dy , pa justifikime dhe bla bla ….jo si ketu te ne ….qebte mos zgajatem se do me vi per te vjell …...nejse

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              çar duhet të bënte o maks ut??të bënte dhe ai një dorë muhabeti dhe të linte ndonjë takim në birrari??harron mor tip,se është bërë një komunikim i ndaluar ligjërisht për punët e një shteti gjigant??harron or lal që nuk komunikohet për çështje sekrete në medjet sociale dhe se rrjeti social ka pronësi private??harron or lal se ky koqja që kishte krijuar chat-in kishte dhënë dhe obsionin që komunikimi të fshihej në një brëda një kohe të caktuar??harron or tyç se ai shtet ka kanalet e tij të sigurisë dhe janë të kodifikuara në maksimum??harron që në çdo rrast të tillë vendim marrjeje duhet të ketë një protokoll për të nxjerrë përgjegjësinë për çdo gjë që del nga parashikimi që është bërë më parë??apo aq e kishe detyrën a kapacitetin për të shkrua??

              Përgjigjjuni
            2. X
              Xy

              Mos haroni pronarin e TV klanit A. Frangaj qe doli dhe u betua, se: “S’ka burrë nëne ta ndalojë Fazlliçin, ai është në besën time” Në arnautistan s’janë vetëm politikanët si Sala me shokë të papërgjegjshëm, po dhe kapot e mediavet!! S’kemi pse meremi me amerikën kur tek neve gafat janë mullar…!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje