Një raport i fundit nga Inteligjenca amerikane, sugjeron se rreziku kryesor ushtarak i kanoset nga Kina, se Rusia po merr mësime nga lufta në Ukrainë dhe po synon Groenlandën, ndërsa Irani, nuk është kurrkund as me plane për armë bërthamore.
Kështu thuhet në raportin e Inteligjencës, i cili përmbledh në disa pika synimet kryesore të shteteve “armike”.
Duke i ndarë sipas shteteve, raporti shtjellon:
Kina
Kërcënimi ushtarak më gjithëpërfshirës dhe më i fuqishëm për SHBA-të.
Synon të udhëheqë në Inteligjencë Artificiale deri në vitin 2030.
Dominon zinxhirët e furnizimit me materiale kritike.
Ka të ngjarë të rrisë presionin mbi Tajvanin, duke përfshirë veprimet e mundshme ushtarake.
Lëvizjet e sigurta në detet e Kinës Jugore dhe Lindore rrisin rreziqet e konfliktit.
Rusia
Po nxjerr mësimet kryesore nga lufta në Ukrainë, pavarësisht se nuk ka “fitore totale”.
Zhvillimi i satelitit me aftësi bërthamore me “pasoja shkatërruese”.
Krahas Kinës, duke parë burimet dhe vendndodhjen strategjike të Groenlandës.
Irani
Nuk po ndjek aktualisht armët bërthamore.
Këto pika mbeten ende të pakomentuara nga administrata amerikane dhe duket se veçanërisht në pjesën e Iranit, ka një mospërputhje në qëndrime me Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan Donald Trump e ka thënë disa herë se Irani po lëviz me investimet në fushën bërthamore dhe se SHBA-të do të shihnin mundësinë për një marrëveshje të re të ringjallur me Teheranin.
Por, sipas raportit, Irani nuk po e ndjek më këtë rrugë dhe aktualisht nuk po investon për armët bërthamore.
Qina, Republika Popullore e Kines, luften per teritore do ta kete me Rusine dhe brenda 10-15 viteve, nese Rusia nuk do ja dhuroje vete, kane per te kafshuar teritore te shkreta ne Siberi. Gjithashtu do te behet superfuqi ekonomike e pare ne kete sfere. Rusia, me kete koke qe ka, poshte e me poshte do te shkoje deri ne shperberje , nese nuk veprohet qysh tani per demokratizimin e vendit.
Erdogan , e mori provimin motra ore ??
jo vetëm e ka marë por dhe është bërë super fu qi!!tërë kohën rreh dybekun,ka blerë një porshe dhe po mbledh paret për dy makina të reja!një ferrarri e një lamburgini!!e pyeta se përse nuk blen një bugati a bentlei!mu përgjegj se nuk i pëlqejnë!!janë shumë të rrehatëshme më tha!duhet ta ndjej sa herë i ipi dhe jo ashtu ëmbël ëmbël!i pëlqen dhimbja të shkratës!!