Një dhuratë e Volodymyr Zelenskyt mund të ketë shkaktuar përplasjen e famshme në Zyrëne Ovale më 28 Shkurt. Tani, gati një muaj pasi shkëmbimi i ‘zjarrtë’ dëmtoi marrëdhëniet mes SHBA dhe Ukrainës, presidenti ukrainas ka reflektuar mbi atë që mund të ketë shkaktuar përplasjen me homologun amerikan.
Zelensky kishte marrë me vete rripin e kampionatit botëror në peshat e rënda të mikut të tij, boksierit ukrainas Oleksandr Usyk, për t’ia dorëzuar Trumpit, i cili është një adhurues i boksit. Por në vend të kësaj, presidentit të SHBA-së iu dorëzuan fillimisht një seri fotografish, që tregonin të burgosurit ukrainas të dobësuar në robërinë ruse.
"Këto janë gjëra të vështira", tha Trump ndërsa mori fotot nga Zelensky dhe filloi t'i shfletonte ato.
Zyrtarët amerikanë besojnë se ato foto shënuan pikën kur takimi mori një kthesë në rënie pasi Trump mendoi se SHBA-të po fajësoheshin për torturimin e të burgosurve ukrainas.
Kujtojmë që pas debatit të ashpër, Trump kërkoi largimin e Zelenskyt nga Shtëpia e Bardhë dhe anulimin e konferencës së përbashkët. Marrëveshja për mineralet e rralla, për të cilën presidenti ukrainas kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë, nuk u nënshkrua.
Trump e akuzoi presidentin ukrainas për mungesë respekti ndaj SHBA.
Fans i karit eshte Trumpi , jo i boksit por i karit …., Τrumpi eshte fansi i lekut , i fitimit dhe asgje me teper ….thjesht vendoste sallen e tij gjigante ne Trump Tower per zhvillime ndezhjesh boksi ….kjo eshte e gjitha , informohuni drejt ….