Pas raportimeve se ishte Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Michael Waltz që shtoi Kryeredaktorin e “The Atlantics” në grupin e bisedës në Signal ku u diskutuan për sulmin Amerikan ndaj Rebelëve Houthi, Presidenti Amerikan Donald Trump reagoi në një prononcim për NBC News duke thënë se ai vijon të mbështesë Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare ndërsa shtoi se Waltz ka marrë një mësim të mire nga gabimi që bëri.
Donald Trump tha se prania e kryeredaktorit të 'The Atlantic' Jeffrey Goldberg në bisedime sekrete që qeverisë Amerikane në aplikacionin e komunikimeve Signal, nuk pati asnjë pasojë në sulmet që Washingtoni kreu ndaj rebelëve Houthi.
Trump shtoi se ky ishte defekti i vetëm në dy muaj i administratës së tij dhe fatmirësisht sipas tij ky akt nuk pati pasoja. Në prononcimin e tij për NBC Trump tha se kishte qenë një punonjës i Michael Waltz ai që kishte shtuar Kryeredaktorin e “The Atlantic” në grupin e bisedës në Signal.
Reagimi i Trump vjen pasi një ditë më parë kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk kishte dijeni mbi këtë incident, ndërsa Shtëpia e Bardhë e konfirmoi atë.
Pas rrjedhjes së këtyre informacioneve të ndjeshme dhe publikimit të këtyre bisedave Demokratët kanë kërkuar një hetim të menjëhershëm duke akuzuar qeverinë Trump se ka përdorur aplikacionin “Signal” në një kohë kur taksapaguesit amerikanë paguajnë që qeveria të ketë kanale të sigurta komunikimi.
Chuck Schumer, përfaqësuesi i Demokratëve në Senat tha se ajo cfarë ka ndodhur është një ndër shkeljet më të rënda të inteligjencës ushtarake që ka parë prej një kohe të gjatë.
Lini një Përgjigje