Netanyahu: Nëse Hamasi nuk liron pengjet do të shtojmë sulmet

26 Mars 2025, 14:33Bota TEMA
Netanyahu: Nëse Hamasi nuk liron pengjet do të shtojmë sulmet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar për presion të shtuar mbi Rripin e Gazës.

Netanyahu me tone të ashpra ka përsëritur për pushtim të territoreve nëse Hamasi nuk liron pengjet izraelite.

“Sa më gjatë që Hamasi të vazhdojë refuzimin e tij për të liruar pengjet tanë, aq më i fortë do të jetë presioni që ne ushtrojmë, kjo përfshin edhe zgjerimin e territorit tonë kundrejt tokave palestineze dhe shumë gjëra të tjera", tha Netanyahu.

Reagimi i Netanyahut vjen një ditë pasi ministri i Mbrojtjes së Izraelit paralajmëroi Gazën për marrje të mëtejshme të territorit. 

Sakaq, palestinezët demonstruan kundër Hamasit në Gazën veriore, në atë që dukej të ishte protesta më e madhe kundër grupit militant që nga sulmet e tij ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Videoja e siguruar nga CNN dhe Reuters tregojnë turma të mëdha, që vlerësohet se ishin mijëra njerëz. Ata brohorisnin "Për hir të Zotit, Hamas duhet jashtë", "Terroristët e Hamasit" dhe "Duam t'i japim fund luftës".

Një mesazh i shpërndarë në mediat sociale duket se bën thirrje për nëntë demonstrata kundër Hamasit në të gjithë Gazën, ku organizatorët e protestës thanë se "zërat tanë duhet të arrijnë të gjithë spiunët që shitën gjakun tonë".

 

4 Komente

  1. e
    enter""

    Ik o plehre. Pengjet e tua jane rehat, te ushqyer e te zbukuruar. Ti nje ne nazist i ndyre

    Përgjigjjuni
    1. M
      Messerschmitt

      tamom burre shteti.....lumt ata qe te kane..... bjeri gjakdhjerve gerko serbi arabai sepse ata nuk kuptojn gjuhe tjetervecse kerbacin jane gjakdhjere arrixhinji

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bummm.bumbum

        Bjeri pa mëshir. As robër lufte mos prano.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Henk

          Ky njeri më duket i pamëshirshëm, i egër dhe prej akulli. E përçmoj si person por këtu ka të drejtë, i duhet dhënë haku, me arabët nuk ka bisedime, ata nuk njohin bisedime, vetëm thikë pas shpine. Arabët janë e keqja e vetes së tyre, e kruajnë vetë me gjethe fiku, kot ankohen dhe akuzojnë çifutët..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje