Organizata Botërore Meteorologjike ka ngritur alarmin se klima e Tokës është më e çekuilibruar se në çdo moment tjetër të historisë së regjistruar, duke paralajmëruar për pasoja gjithnjë e më të rënda globale.
Sipas raportit, planeti po grumbullon shumë më tepër energji termike sesa mund të çlirojë, kryesisht për shkak të emetimeve të gazrave serrë si dioksidi i karbonit. Ky “çekuilibër rekord i energjisë” ka çuar në ngrohjen e oqeaneve në nivele të paprecedenta dhe në shkrirjen e përshpejtuar të akullnajave.
Më shumë se 90% e nxehtësisë së tepërt është përthithur nga oqeanet, duke shkaktuar dëme në ekosistemet detare, rritje të nivelit të detit dhe intensifikim të stuhive. Ndërkohë, akulli në të dy polet ka arritur nivele rekord të ulëta gjatë vitit 2025.
Raporti thekson se 11 vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat që nga viti 1850. Vetëm në vitin 2025, temperaturat globale ishin rreth 1.43°C mbi nivelet para-industriale, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se ngrohja mund të përshpejtohet edhe më tej.
Një faktor shtesë shqetësues është fenomeni natyror El Niño, i cili pritet të rikthehet dhe mund të çojë temperaturat globale në rekorde të reja në vitet e ardhshme.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, bëri thirrje urgjente për veprim, duke kërkuar braktisjen e lëndëve djegëse fosile dhe kalimin drejt energjisë së rinovueshme. “Planeti Tokë po shtyhet përtej kufijve të tij. Çdo tregues kyç i klimës po shkëlqen me të kuqe,” deklaroi ai.
Sipas ekspertëve, nivelet e dioksidit të karbonit janë më të lartat në të paktën dy milionë vjet, duke konfirmuar se aktivitetet njerëzore mbeten shkaku kryesor i krizës klimatike.
Shkencëtarët paralajmërojnë se pasojat e këtij çekuilibri do të ndihen për shekuj, ndërsa fenomenet ekstreme të motit, si valët e të nxehtit dhe përhapja e sëmundjeve, pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive.
O Guti shiko luften...se cndodh mbas 100000 vjetesh zoti e di. Keta ne okb diskutojne per seksin e engraved kur bota eshte ne lufte.
Pordha me rigon! Natyra i rregullon vete ekuilibret e saj, mjaft na cate derrasa me "ngrohjen globale". Jo po merruni me demin e medh qe bejne milingonat... Jane organizatat dhe shoqatat e ndryshme qe jetojne si parazite me parate e taksave, ato qe i fryjne "problemeve mjedisore", qe te marrin sa me shume fonde dhe te jetojne pa bere asgje vetem duke llapur! Jane bere me keq se "institucionet fetare" qe s'bejne asgje, vetem genjejne e mashtrojne njerezit me "fjalen e zotit", keta prifterinj e hoxhallere kudo ne bote, qe s'bejne asgje jane krejtesisht parazite, vetem marrin leket e te tjereve kot, mashtrojne e vjedhin dhe madje behen te pasur "ne emer te zotit"!
Nivel i larte i CO2??? Keto luftrat qe sajoni ju nga hici ,e keni menduar sa ndikojne ne atmosfere???? Pika qe su bie te gjithe sa jeni .......
Joooo e ke gabim makinat sjellin me shume CO2, hahahah. Ne dhjetor nje artikull thoshte qe nuk na qenka CO2 me i rezikshmi por metani, hec e besoji ketyre. Perveç puseve qe digjen edhe tymi i gjithe raketave, nuk Jane gje su bien ne sy ketyre, Po ne Ukraine 4 vjet luften edhe aty ska tym