Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Trump hiq dorë nga ultimatumi

5 Prill 2026, 20:02Bota TEMA
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Trump hiq

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të “lënë gjuhën e ultimatumit” në marrëdhëniet me Iranin. Deklarata u bë gjatë një bisedë telefonike me homologun iranian, Abbas Araghchi.

Sipas agjencisë ruse TASS, Lavrov shprehu shpresën që përpjekjet e disa vendeve për të ulur tensionet rreth Iranit të kenë sukses, duke theksuar se një normalizim afatgjatë dhe i qëndrueshëm i situatës në Lindjen e Mesme mund të favorizohet nga heqja dorë e SHBA-ve nga retorika e ultimatumit dhe rikthimi i dialogut në një rrugë negociatash.

Më herët gjatë ditës, Lavrov zhvilloi gjithashtu një bisedë telefonike me homologun e tij kinez, Wang Yi.

1 Komente

  1. A
    A

    Eshte nje qoke qe Putana po i ben Iranit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje