Paralajmëron kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

30 Qershor 2025, 11:45Bota TEMA
Paralajmëron kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet, tha kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, teksa Rusia javët e fundit ka intensifikuar bombardimet ndaj shtetit fqinj.

Kjo është vizita e parë e ministrit të Jashtëm gjerman, Wadephul, që kur ai mori këtë post muajin e kaluar.

Në mes të bisedimeve të bllokuara për t’i dhënë fund luftës trevjeçare, “Putin nuk po tërhiqet nga asnjë nga kërkesat e tij maksimaliste – ai nuk dëshiron negociata, ai dëshiron kapitullim”, tha Wadephul gjatë vizitës të paparalajmëruar në Kiev.

“Liria dhe pavarësia e Ukrainës janë detyra më e rëndësishme e politikës tonë të jashtme dhe të sigurisë”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Jashtme gjermane.

Rusia “po llogarit në dobësimin e mbështetjes sonë dhe dëshiron pushtim dhe nënshkrim me çdo kusht, madje edhe në kurriz të mijërave jetë”, tha ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë të forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, pasi sulmet ruse të kryera më 29 qershor përfshin qindra dronë, raketa lundruese dhe balisitike.

Gjermania është mbështetësja më e madhe në Evropë e Ukrainë dhe e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara, duke i ofruar armë dhe ndihmë tjetër me qëllim që Kievi të zmbrapsë forcat ruse./REL

3 Komente

  1. A
    Andreas

    Ketij po qe nuk ja haka qeni shkopin! I forte si e kuptoi?!!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gallate

      Bravo. Asnje nuk e kishte kuptuar deri tani. Shyqyr qe u ndriçuam nga ky kokloqja.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fat man

        Ore sa i "zgjuar" ku kryekari gjermani Johann, kete gje e di e gjithe Bota ky del e na e thote sot.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje