Pentagoni i shqetësuar: Kina mund të fundosë të gjithë flotën e aeroplanmbajtësve amerikane në 20 minuta. Humbasim në çdo simulim lufte

18 Prill 2025, 10:52Bota TEMA
Pentagoni i shqetësuar: Kina mund të fundosë të gjithë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aktualisht 11 aeroplanmbajtëse në shërbim aktiv, përfshirë 10 të klasës Nimitz dhe 1 të klasës së avancuar Gerald R. Ford. Këto anije gjigante kanë qenë prej dekadash themeli i fuqisë ushtarake dhe diplomacisë amerikane nëpër botë. Por, sipas paralajmërimeve të fundit nga vetë Pentagoni, këto simbole të fuqisë mund të jenë në rrezik.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se raketat hipersonike kineze mund të shkatërrojnë të gjithë flotën e aeroplanmbajtëseve amerikanë për vetëm 20 minuta në rast të një konflikti të menjëhershëm. “Kina ka ndërtuar një ushtri me qëllimin specifik për të mposhtur SHBA-të”, u shpreh ai në një intervistë të fundit.

Sipas Hegseth, ushtria amerikane “humbet ndaj Kinës në çdo simulim lufte” të organizuar nga vetë Pentagoni. Ai fajësoi burokracinë amerikane dhe ritmin e ngadaltë të modernizimit ushtarak, në një kohë kur Kina po përparon me shpejtësi në teknologjitë strategjike.

Një raport i Departamentit amerikan të Mbrojtjes i publikuar në dhjetor 2024 konfirmon përparimin e jashtëzakonshëm të Kinës në teknologjinë e raketave hipersonike në 20 vitet e fundit.

Në shtator të vitit 2024, Kina kreu një provë të një rakete balistike ndërkontinentale që përfundoi në një zonë të caktuar të Oqeanit Paqësor – një veprim i rrallë që shihet si paralajmërim i qartë ndaj SHBA-ve dhe aleatëve të saj në rajon. Ekspertët theksojnë se kjo është prova e parë e tillë që nga viti 1980.

Raketa e testuar, DF-27, thuhet se ka një rreze veprimi nga 5.000 deri në 8.000 kilometra, duke e cilësuar atë si një ICBM – raketë balistike ndërkontinentale, me kapacitet për të goditur deri në Alaskë apo Hawai.

Aktualisht, Kina ka ushtrinë dhe marinën më të madhe në botë, buxhetin e dytë më të lartë ushtarak pas SHBA-ve, dhe forcat ajrore më të mëdha në rajonin e Indo-Paqësorit. Më shumë se gjysma e avionëve të saj luftarakë janë të gjeneratës së katërt ose të pestë.

Me një arsenal të madh raketash, bombardues strategjikë dhe nëndetëse me energji bërthamore, fuqia ushtarake e Kinës po sfidon seriozisht dominimin global amerikan. 

6 Komente

  1. g
    gerti

    https://streamin.me/v/069d07fa Kjo video tregon tifozet kuqezi duke kenduar kenge qe behet thirrje per masakrimin e serbeve. Nese kane guxim ta bejne bujrum. Po jo ta kendojne ne stadjumet shqiptare dhe te denohet shqiperia. Ne Kosove nuk ulerasin keshtu gjerash ne stadjume. Vijne ne stadjumet e shqiperise e bejne keto gjera

    Përgjigjjuni
    1. !
      !

      Ik ore loqe se le nam.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vetem Usa munt ta munde Ameriken

      Askush nuk mund dot Ameriken, as Kina, e as Kina bashke me Rusine dhe Korene e Veriut.

      Përgjigjjuni
      1. r
        rumpalle hesapi

        po po ne ate ane fli ti. Kujton se jane vitet 40-60 akoma

        Përgjigjjuni
      2. T
        Trump llapaqeni

        Pre fondet gjithandej ti dhe do shikoni hajer ....akoma se keni kuptuar qe Kina do ju perpij bashke me robat qe keni veshur ......pri andej e pri iketej fondet ne ushtri e gjithandej ...duke ja lene celsat nje idjoti si Musk ....boll mbizoteruat ....kjo eshte jeta , edhe perandorite nga me madheshtoret u ngriten qe te rezohen ...

        Përgjigjjuni
        1. '
          ''''

          Lajm eksitues per komunistet e Temes

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje